Mero Baze: A mund ta përjashtojnë nga PD ‘ndryshimet kushtetuese’, grupin pro Berishës?

Mero Baze: A mund ta përjashtojnë nga PD ‘ndryshimet kushtetuese’, grupin pro Berishës?

Selia e Partisë Demokratike

Lulzim Basha ka paraqitur në emër të Partisë Demokratike disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale. Të trija janë pika të rëndësishme, disa prej të cilave Basha më parë i ka shmangur dhe të tjera i ka kërkuar, por nuk ka gjetur mbështetje.

Pavarësisht si do të shkojë fati i tyre në Parlament, nga fakti se çfarë do mbështesë prej tyre shumica, është ende një pikëpyetje nëse Berisha dhe deputetët pro tij, do t’i mbështesin këto propozime.

Përpara se të shkojnë Kuvend, PD do të ketë një betejë të brendshme për këto propozime, e cila më shumë se sa do të provojë cilësinë e propozimeve, do të provojë forcat brenda PD, mes Bashës e Berishës.

Politikisht Berisha po përpiqet ta “demaskojë” lëvizjen e Bashës si një marrëveshje e re me Edi Ramën dhe po qëndron larg debatit për cilësinë e propozimeve. Disa deputetë të tij kanë kërkuar t’u jepen propozimet për t’i parë, por kjo në të vërtetë është një sjellje prej fraksioni brenda PD-së.

Fakti që deputetët pro Berishës nuk funksionojnë më politikisht me Bashën, i bën ata të sillen si fraksion brenda PD, duke kërkuar për çdo gjë të trajtohen si pakicë brenda PD-së.

Në këtë rast, kërkesat e zotit Spaho për t’u njohur si pakicë me amendamentet kushtetuese, ishte sjellje prej fraksioni.

Por deri sa amendamentet të marrin kohën e vet për të shërbyer për një tryeze mes PD dhe PS për ndryshimet kushtetuese, Berisha ka kohë ta mendojë, nëse do të ulet me Bashën për të pasur një qëndrim për ato ndryshime, apo do të ketë qëndrimin e vet.

Nëse do të ketë qëndrimin e vet, atëherë politika shqiptare bëhet tripolare, dhe Rama mund të zgjedhë lehtësisht mes propozimeve të Bashës nga një anë dhe Berishës e Metës nga ana tjetër.

Nëse ndodh kjo, PD relativizohet si forcë politike dhe Basha do të detyrohet të aplikojë ndaj deputeteve që nuk mbështesin nismat e tij politike, masën e përjashtimit nga grupi parlamentar, si thyerës të disiplinës politike.

Ndryshimet kushtetuese do të jenë prita e parë ku “fisi Basha-Hoti” dhe “fisi Berisha” do të përballen për të kuptuar fuqinë e tyre. Dhe kjo do të ndodhë në Parlament.

Berisha është i detyruar të zgjedhë pro, ose kundër Bashës, kur të vihet para faktit të kryer të propozimeve për ndryshime të Kushtetutës.

Më 2008, kur ai i bëri ndryshimet me Edi Ramën, kush nuk i votonte ikte nga PD. Dhe të mendosh që ai beri marrëveshje me Edi Ramën ne kurriz te PD, për të shpëtuar nga përfshirja e djalit të tij në Gërdec.

Meqë është njeri që ka qejf “konsekuencën” politike, duhet të jetë gati të provojë të njëjtin standard për mbështetësit e tij, nëse votojnë kundër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë