Mero Baze: Ku ngjajnë kundërshtarët shqiptarë të projekteve perëndimore në Ballkan?

Mero Baze: Ku ngjajnë kundërshtarët shqiptarë të projekteve perëndimore në Ballkan?

Albin Kurti, Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ka një ngjashmëri të frikshme mes politikanëve shqiptarë që tentojnë të kundërshtojnë projektet perëndimore të mbështetura nga SHBA dhe BE, për Ballkanin, në mënyrën se si i kundërshtojnë dhe refuzojnë ato. Është gati si një manual që e zbatojnë të gjithë njësoj.

Në fillim thonë që nuk është nismë perëndimore, por është e dikujt nga Perëndimi që seç ka një lidhje në Serbi apo Rusi. (Këtu e ha gjithmonë Matheu Palmer, se ka gruan serbe)

Pastaj “zbulojnë”që ka gisht dhe Sorosi.

Më pas zbulojnë që është vepër e ambasadorëve amerikanë në rajon, dhe ndonjë diplomati evropian.

Dhe në fund pastaj e hedhin poshtë si projekt antishqiptar që është i ndikuar nga Serbia Rusia Kina apo Kore e veriut.

Është identike mënyra se si dyshja Meta-Berisha kundërshtoi dhe tani po lufton Reformën në Drejtësi. Është po ashtu identike mënyra se si Albin Kurti po refuzon dhe kundërshton nismën rajonale të “Ballkan Open”, edhe pse qeveria e Kosovës e ka firmosur atë në Trieste më 2017 dhe në Uashington më 2020.

Sot Albin Kurti kishte gjetur argumentin e fundit që zakonisht Berisha dhe Meta përdorin në këto raste, atë që është lojë e Rusisë dhe Kinës. Po ti dëgjosh këta në Tiranë, kur flasin për nisma zyrtare të politikës amerikane, të vjen të qash për Amerikën, pasi këta zbulojnë që këto nuk janë interesat amerikane se interesat amerikane i përfaqësojnë “këta tanët”. Këto janë interesa ruse dhe kineze. Siç foli sot Albin Kurti.

Procesi i bashkëpunimit rajonal, mes vendeve të Ballkanit juglindor, i nisur si Proces i Berlinit, mund të mos përfundoj kurrë me sukses, dhe mund të mos ketë në finale ndonjë produkt për të hyrë në histori. Nuk është ndonjë objektiv final që ky proces të bëj Ballkanin “Evropë” sa i përket raporteve të vendeve me njëri tjetrin dhe fuqizimit të bashkëpunimit të tyre.

Por ky proces është një nisëm evropiane dhe amerikane, shumë zyrtare, biles e vetmja më serioze këtë dekadë, e cila po përpiqet të ketë sukses.

Përfshirja e Kosovës në këtë nisëm vlen që të mos lërë karrigen e saj bosh në një tryezë ku të fton SHBA dhe BE, nuk vlen për të gjykuar Kongresin e Berlinit, Bismarkun, apo Konferencën e Bujanit.

Nuk është ndonjë dramë e madhe nëse ky proces nuk bën asgjë në finale, por është dramë e madhe që Kosova ti kthej kurrizin nismave të BE dhe SHBA në rajon, duke u vetizoluar. Aq më tepër pastaj të dal një kryeministër si Albin Kurti që t’u tregoj amerikanëve dhe evropianëve, që janë autor të këtij procesi, që ky është proces për të favorizuar rusët dhe kinezët. Këtu madje behet dhe dallimi mes Lulzim Bashës dhe Berishës. Basha nuk e kundërshton procesin, por “ka idetë” e tij si behet më mirë, ndërsa Berisha është në linjën e zjarrit.

Në fund të këtij procesi i cili mund të zgjas përtej Ramës, Vuçiqit, e Zaevit, do të mbahet shënim që Serbia ishte në anën e Perëndimit dhe Kosova ishte kundër Perëndimit, pasi kryeministri i saj, kishte zbuluar se pas Xho Bajdenit dhe Merkelit fshihej Putini dhe Kina. Siç zbulon përditë Sali Berisha dhe Ilir Meta që vendimet në Departament të SHtetit, i merr Edi Rama me Xhorxh Sorosin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria