Mero Baze: Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e 'Komiteteve të Shpëtimit' të PD?

Mero Baze: Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e 'Komiteteve të Shpëtimit' të PD?

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare kundër dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit, kulmojnë me paralajmërimin e SHBA se njerëzit që do të prekin zgjedhjet, nuk do të munden të hyjnë kurrë në SHBA.

Kjo nëse ndodh pjesërisht, do të jetë paksa e vështirë për t’u identifikuar çdo rast, pasi me siguri do të duhet që këta njerëz, më parë të kalojnë një filtër gjykimi në gjykatat shqiptare dhe të ndëshkohen si të tillë.

Por Partia Demokratike dhe LSI, me sa duket po ua bëjnë gati listat SHBA-së, vendeve të BE dhe gjykatave shqiptare, para se të ndodhë një përplasje e mundshme.

Këtu nuk e kam fjalën që vet Basha, Kryemadhi dhe Meta do hyjnë në këto lista, me ato që thonë dhe nxisin, se ata ja vlen të sakrifikojnë për një ëndërr të madhe, siç është pushteti. Por për ata të tjerët që politika i përdor dhe pastaj i lë rrugëve.

Të ashtuquajturat “Komitete të Shpëtimit” që Partia Demokratike ka njoftuar se do t’i ngrejë zyrtarisht, janë listat e para që do të ketë çdo gjykatës, çdo prokuror, dhe çdo Ambasadë Perëndimore në tavolinën e saj, për të marrë një vendim të tillë.

Kjo strukturë duket që ka për të përfunduar në një institucion qesharak, siç ka përfunduar spekulimi me “Korpusin Azem Hajdari”, të gjoja djemve të fortë të PD, që do përmbysnin pushtetin, por nga ana tjetër do të ketë dhe një fund tragji-komik.

Edhe pse ata mund të mos hedhin asnjë pushkë kundër zgjedhjeve dhe as të mos dalin nga shtëpia 24 orët e fundit, do të shënohen si njerëzit që tentuan të prishin zgjedhjet me dhunë më 2017, duke e pasur kështu të garantuar futjen në listat e zeza për t’u izoluar përjetësisht në Shqipëri, përveç dënimit penal që mund të marrin.

Ndaj çdo demokrat duhet të jetë i qartë se kur Lulzim Basha e thërret për t’i vënë emrin në listë si pjesë e Komitetit të Shpëtimit (jo ato të Zani Çaushit më ’97), e ka thirrur për të ndarë mendjen, se ai njeri nuk e  kalon më pragun e shtëpisë pas 30 qershorit, edhe pasi të dalë nga burgu, pasi do të jetë në çdo listë të zezë dhe shënjestër e çdo institucioni që do të mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Për këtë arsye, të vetmit që mund ta pranojnë ofertën për të qenë në listat e “Komiteteve të Shpëtimit”, janë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin, kriminelë, të dënuar në Perëndim që nuk ikin dot dhe kështu nga Shqipëria, apo njerëz me precedentë penal, që mendojnë se mund të rehabilitohen politikisht.

Dhe kështu, heronjtë e zgjedhjeve të lira do të jenë në të vërtetë, kriminelët e mbetur të lirë të Shqipërisë, që Lulzim Basha shpreson t’i bëjë kamikazë.

Nuk është se do t’i bëjnë hatanë shqiptarëve, por hatanë vetes është e sigurtë që janë duke ja bërë.

Shqipërisë i bëjnë nder, se së paku nuk eksportojmë më kriminelë në Holandë dhe Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Palok-kari: 17/06/2019 08:37

    Bravo Mero Baze! Edhe nje here si njehere.Por problemi eshte se ti shkruan per ta qe dine dhe te lexojne dhe te interpretojne.Si i behet per ata qe i kane thene mendjes "ik pirdhu" dhe kane mbaruar shkollen e banditit politikan Berisha e like floriri apo shkollen e filxhanit te Munikes? Se psh ai k.ri me syze,Pallosh-paloka,te cilit i pelqen te nxjerre veglen qe ka ngrene nga pas kushedi sa here dhe ne filxhan,si idhtar i Muniut te Munikes se debilit like nuk jane nga ata qe hane pyka.Pra me keta ka vetem nje rruge:-Organet ligjzbatuese tu vene byzylyket e me pas,me gjyqtaret e rinj te SPAKUT te kalojne para togave te zaza,te marrin denimin perkates sipas ligjit dhe te shkojne ne burg dhe atje e dine vete te burgosurit se c'te bejne me ta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe