Mero Baze: Mbi rritjen e pagave dhe rritjen e populizmit

Mero Baze: Mbi rritjen e pagave dhe rritjen e populizmit

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë është vënë nën akuzë pas ngritjes së përgjithshme të rrogave, ku përfshihen dhe rrogat e deputetëve, të cilat për hir të së vërtetës prej vitit 2001 nuk kishin pasur ngritje zyrtare, por kanë pasur rritje të tërthortë përmes bonuseve, të cilat janë edhe të patatueshme.

Nëse rroga e deputetit ka qenë 165 mijë lekë të reja, afërsisht 1500 euro në muaj, ai ka pasur dhe rreth 500 euro në muaj bonus fiks, që jepej për transport dhe telefona dhe pastaj sipas rasteve, dieta udhëtimi dhe hotelerie, që për disa deputetë shkojnë gati sa rroga mujore.

Problemi ishte se çdo qeveri, nën presionin e populizmit, nuk ka guxuar të rrisë rrogën zyrtare të deputetit dhe ka bërë marifete të tilla si bonusi i pataksueshëm dhe shpenzime të tjera.

Me këtë rast, Kuvendi duhet të rishikojë heqjen e bonuseve dhe të lërë vetëm shpenzimet konkrete të deputetit, në funksion të punës në zonën elektorale.

Paga e deputetit nuk është dëmi që deputeti i shkakton shtetit. Dëmi më i madh është që deputeti të mos i dalë zot shtetit dhe ligjeve dhe të kapet nga faktorë të tjerë kriminalë, apo lobistë që duan të kapin shtetin përmes ligjeve. Ai është një krim i pandëshkueshëm dhe plagë e pashërueshme, që deputeti mund t’i hapë shtetit, dhe jo pesha e pagës së tij në buxhetin e shtetit.

Madje kjo vlen dhe për partitë politike. Sot ankohemi se biznesmenë të mëdhenj apo persona “non grata” po kapin partitë politike, dhe elektoratin gri të vendit, ndërkohë që fushata e fundit elektorale shkoi deri në ditën e zgjedhjeve pa u dhënë asnjë lek partive.

Por nëse shteti nuk i financon partitë të jenë të barabarta në fushatë, natyrisht që pastaj terrenin do ta fitojnë ata që kanë para dhe akoma më shumë, ata që kanë para të padeklaruara.

Kostua më e ulët e një deputeti dhe një partie është që ajo të paguhet nga shteti dhe t’i shërbejë interesit publik. Kostua më e lartë është që shteti të bëjë sikur i paguan dhe në fakt t’i paguajë mafia, duke kapur shtetin përmes tyre.

Ndaj është mirë që një akt madhor si rritja e pagave të gjykohet sa i dëmshëm apo sa i mirë është për ekonominë, si ndikon në inflacionin e vendit, a kemi fuqi t’i përballojmë dhe a kemi rritjen e duhur ekonomike që kjo të kthehet në një të mirë publike, dhe debate të tjera të natyrës profesionale.

Deputeti nuk është një njeri i rrezikshëm se paguhet shumë nga shteti, por është një njeri shoqërisht i dëmshëm, kur paguhet për të blerë shtetin.

Në çdo vend të botës rritja e pagës rrezikon rritjen e inflacionit, borxhit publik, apo destabilizim të parametrave të tjerë financiarë, ndaj shikohet me shumë kujdes. Tek ne deri tani ka rritur vetëm populizmin. Atë e kemi pasur dhe kur kishim rroga të ulëta.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 26/05/2023 06:29

    Rritja e pages te deputeteve dhe ministrave duhej bere hap pas hapi si ne cdo kategori punonjesi.Po te ishte vepruar me kohe nuk do te behej kjo rritje me dyfishim.Paga e tyre mund te ndihmoje sado pak ne uljen e paligjshmerise.Mendoj se "bonuset" qe marrin jane te teperta.A duhet te paguhet nj minister me pak se nje prokuror apo gjykates?Qeveria duhet pa tjeter dhe sa me shpejt te mendoj per pensionet,te cilet janeshume te vegjel dhe me ato te ardhura nuk mund te jetohet.

    Përgjigju
  • 16 orë punë në ditë: 25/05/2023 23:18

    Këtyre zyrtarëve edhe rrogat tua rrisësh prapë se prapë në mafia do shiten e agjentë të huaj do bëhen se ashtu janë gatuar. Ismail Qemali ose Edi Rama duan Rritje page që mos shiten?

    Përgjigju
  • Dritan: 25/05/2023 20:02

    Patjeter, nuk mund te mungonte ahkrimi tend pro qeverise o Mero, xmth deputeti 98% rritje se na e kap mafia, po mjekun, policin qe ju rrit rroga vetem 7%, cte themi per keta, apo keta le te marrin rryshfet nga pacientet e nga trafikantet, ska problem per keta???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg