Mero Baze: Nëse do të kishte gjyqe për fëmijët e Sali Berishës dhe atë vet…

Mero Baze: Nëse do të kishte gjyqe për fëmijët e Sali Berishës dhe atë vet…

Familja e ish-kryeministrit, Sali Berisha

Sali Berisha më në fund e ka nxjerr makthin e vet. Po flet për fëmijët dhe akuzat e tyre si hajdutë. Dhe në vend që t’i mbrojë ata duke heshtur, në fakt zbulon arsyen përse ai, gruaja dhe fëmijët e tij janë në listën e zezë të SHBA.

Ka disa ditë që përmend faktin që ndaj fëmijëve të tij nuk ka asnjë akuzë në Shqipëri. Në fakt, ndaj tyre nuk ka asnjë ndëshkim, se akuza ka çdo ditë. Por arsyeja përse ata janë në listë të zezë, është pikërisht fakti që babai i tyre, kryeministër i Shqipërisë për dy mandate, nuk ka lejuar drejtësinë t’i hetojë dhe gjykojë.

Vajza e Sali Berishës u përfshi në një hetim për pastrim parash në Qipro përmes transanksioneve që kishte bërë me Damir Fazllic, por Gjykata e Tiranës, nën ndërhyrjen brutale të Sali Berishës, pushoi çështjen “për mungesë korrespondence” me Qipron. Ai gjyqtar sot është përjashtuar nga vetingu.

Një tjetër skandal flagrant i vajzës së tij, e cila i kërkonte 3 milionë euro honorare një biznesmeni, me kusht që babai i saj kryeministër t’i firmoste letrat për një TEC në Porto Romano, nuk u hap kurrë si çështje penale, pasi babai i saj kishte dhënë shembuj se çfarë e gjente një prokuror apo gjykatës, nëse merrej me fëmijët e tij.

Sot vajza e tij është nën hetim për pastrim parash, pasi ka përfunduar aksionere shumice në një biznes ku ka hyrë me 5 për qind, si pronare e dyshimtë.

Për djalin e tij të përfshirë në një aferë të pastër me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve në Gërdec, nuk u guxua as të thirret për ty pyetur në Prokurori dhe një prej prokurorëve që ia kërkoi këtë duke e siguruar se do ruajë sekretin, u flak nga puna dhe u bë tabelë qitje e Sali Berishës.

Gruaja e tij shëtiste si top modele tribunë më tribunë, me persona të dënuar, duke shitur bluzat e Milanit dhe Realit Madridit nga 25 mijë euro copa, për “Fondacionin” e saj, dhe vinte në rresht biznesmenët në darkat e “bamirësisë”, të blinin piktura që më pas përfundonin bashkë me lekët në zyrat e saj. Nuk u hetua kurrë.

Nuk po flas më tej për dëshmitë që kanë dhjetëra biznesmenë apo zyrtarë të shtetit për përballjet me fëmijët e tij dhe projektet  e tyre nën pushtetin e babait.

Është shumë e vërtetë që asnjë proces nuk u hap. Është shumë e vërtetë se në një vend ku kryeministri i thotë kryeprokurores së vendit “Lavire bulevardi”, vetëm pse tenton të hetojë vrajsen e katër qytetarëve nga kryeministri, natyrisht nuk mund të hapet asnjë proces, as ndaj tij, as ndaj fëmijëve të tij.

Është shumë e vërtetë, se në një vend ku ministri i Mbrojtjes akuzohet për shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 qytetarëve, pasi shfaqet 42 herë në zyrë me djalin e Sali Berishës, natyrisht që do t’i pushohet çështja dhe djalit nuk do t’i hapet fare.

Pra është e vërtetë që askush nuk ka guxuar t’i hapë procese penale fëmijëve hajdutë të Sali Berishës, gruas së tij dhe atij vetë. Nuk kanë mundur dot të përballen me pushtetin e dhunshëm të Sali Berishës. Mund dhe të kishin guxuar, por ja që kaq trima na kanë qëlluar prokurorët dhe gjykatësit.

Ata pak gazetarë që e kanë bërë, janë ndeshur me rrënim redaksish, plumba dhe djegie makinash, pa llogaritur dhunën fizike, nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, nga rrethi i qenëve besnik të tij.

Pra krye-arsyeja pse drejtësia nuk ka vepruar ndaj kësaj familje kriminale, është pushteti i dhunshëm i Sali Berishës dhe linçimi që ai i ka bërë gjithkujt që i ka denoncuar fëmijët e tij e më pas ata që kanë tentuar t’i hetojnë.

Pikërisht pse nuk u është hapur asnjë proces dhe nuk janë dënuar asnjëherë, janë dënuar përjetësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si minues të drejtësisë dhe hajdutë që kanë përfituar nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Po të ishin dënuar ndonjëherë, nuk do ishin dënuar tani. As ata, as Sali Berisha.

Tani Sali Berisha mendon se është duke bërë si i fortë, duke kërcënuar me fantazinë e një plaku që i ka rënë llastika e brekëve, dhe akoma më keq, duke bërë sikur do marrë ndonjëherë pushtetin në këtë vend. I vetmi pushtet i paprekur i Sali Berishës sot janë miliardat e korrupsionit që ai familjarisht u ka vjedhur shqiptarëve.

Me ato miliarda po financohet media e djalit të tij, pallatet e vajzës, “bamirësitë” e gruas dhe “Foltorja e tij. Pa ato miliarda ai do ishte sot një plak i strukur në shtëpinë e vjetër në Brakë, dhe jo në vilën e Lalzit dhe dhjetëra apartamente e vila të padeklaruara të familjes së tij.

Ai mendon se tani është i fortë se ka miliarda të fshehura dhe nuk ja marrin dot. Ai kujton se mund të shantazhojë përsëri drejtësinë e re, për të mbrojtur krimet e familjes së tij.

E kuptoj që është i dëshpëruar dhe i pafuqishëm ta kthejë kohën pas, kur kauis dhe shkumëzon ndaj gjithkujt që shef rrotull si njeri të lirë, si një bishë e zënë në çark. Madje dhe liria e Lulzim Bashës që u shkëput prej tij, e tërbon.

I vetmi urim që kam për të, është ajo që ka thënë  vetë sot, se do të rrojë deri 95 vjeç, duke u marrë me politikë. Shpresoj të rrojë e të shikojë se çdo t’i ndodhë. Se gjithmonë e kam pas një frikë se mos vdes para kohe e nuk e merr si duhet atë që meriton, ai dhe fëmijët, siç e kanë marrë fëmijët e shqiptarëve të tjerë prej tyre.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 27/11/2021 17:46

    Familje qensh… qente e rruges do ti pshurrin

    Përgjigju
  • rei: 27/11/2021 06:32

    ymer duro dhe pak se berisha3 po vjen ;)

    Përgjigju
  • erjon: 26/11/2021 20:32

    Per familjen kriminale Berisha Hollivudi ka bere 2 filma per trafik armesh ky thote jemi te paster....

    Përgjigju
  • Prrada: 26/11/2021 20:09

    Pra sipas z. Mero edhe pas vdekjes Berisha mbetet armiku nr.1 ne kete vend' simbol i korrupsionit. Jo Ramiz Alia dhe PPSH qe korruptuan nje popull te tere per 45 vjet! As PD dhe Aleksander Meksi apo PS dhe Fatos Nano' as Ilir Meta ? Edi Rama jo se jo. Mehmet Shehun e rehabilituat dhe ka ngelur vetem Adil Carcani. Bir Selman i nenes bir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit