Mero Baze: Një referendum në heshtje kundër Berishës

Mero Baze: Një referendum në heshtje kundër Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha nuk ia ka dalë dot të motivojë as besnikët e tij të dalin të votojnë në një proces që i ka dëshpëruar të gjithë, përfshi dhe vetë Berishën. Sot në mesditë, ai u detyrua të njoftojë se votimi do të shtyhet pafundësisht, derisa të votojë dhe demokrati i fundit. Mesazhi është i qartë. Edhe vetë mbështetësit e Berishës e kanë braktisur atë dhe e vetmja mënyrë që ai të shpëtojë fytyrën, është shtyrja pa fund e procesit të votimit, derisa njerëzit e tij të plotësojnë fletë votimi që të kalojnë gjysmën e shifrës së anëtarëve të PD. 

Për të qenë brenda me shifrat, ai ka nxjerrë Albana Vokshin të deklarojë se nuk e dinë se sa është numri i anëtarëve të PD, ndërkohë që në Kuvendin e fundit të PD, korrikun e kaluar u fol për 112 mijë anëtarë.  Ndaj deklaratave të Berishës reagoi dhe rivali i vetëm i papërfillur në garë, Ibsen Elezi i cili paralajmëroi degët e rretheve se do të kenë pasoja nëse ato manipulojnë procesin duke shtuar vota false. 

Bojkotimi i votimit për Berishën është një referendum i heshtur kundër tij. Edhe vetë mbështetësit e tij, e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motiv të rikthejnë pas 32 vitesh në krye të PD njeriun që i ka sunduar për 32 vite, duke i shkaktuar trauma jo vetëm PD, por dhe gjithë Shqipërisë. 

Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur. 

Votuesit e sotëm të Berishës, janë njerëz të dëshpëruar, të cilët nuk dine se çdo bëhet më me partinë e tyre. Të vetmit njerëz të qeshur në kutitë e  votimit ishin djali i Berishës me partneren shitëse ne bllok, e cila nuk ka qenë ndonjë herë anëtare e PD, çka tregon se në fund të fundit ai ka të sigurt vetëm votat e familjes, për të cilën dhe po e bën këtë sakrificë në pleqëri. 

Bojkoti i hapur i procesit, mungesa e entuziazmit dhe paralajmërimet  e forta për izolim ndërkombëtar të PD në rast se Berisha kurorëzohet edhe ligjërisht kryetar i saj, duket se e kanë kthyer ditën e sotme të votimit në një referendum kundër Sali Berishës. Por në një referendum, që do zgjasë deri sa Berisha të plotësojë ca letra, që të thotë nuk humba. Por në fakt, PD ka qëndruar në shtëpi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit