Mero Baze: Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve

Mero Baze: Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve

Sali Berisha

Ende jam i paqartë përse parti i Berishës i dha shansin dje Edi Ramës të mbaj  në parlament një nga fjalimet më të mira të jetës së tij politike rreth antikomunizmit dhe raportet me të, të dy partive politike kryesore tredhjet e dy vjet pas rrëzimit të tij.

Është e pakuptueshme se pas një bilanci 32 vjeçar poshtërues  të partisë së Berishës si kultivuese  e vlerave komuniste në vend, ai tenton të përdor ende  dështimet e tij, si kalë si beteje. Dhe janë së paku pesë pika kryesore që formojnë identitetin e komunizmit shqiptar dhe që jetojnë sot si në një muze në partinë e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar si nga regjimet më të izoluara të botës, kishte si dimension kryesor frymën antiperëndimore dhe urrejtjen ndaj SHBA dhe Perëndimit në Shqipëri.

32 vite pas rrëzimit të Komunizmit, ne kemi sot një parti politike që po hedh rrënjët e antiamerikanizmit dhe po forcon retorikën antiperëndimore në vend. Është Partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar si një regjim gjakatar autoritarist, kishte si dimension kryesor luftën brenda llojit dhe urrejtjen ndaj “armiqve” të brendshëm.

32 vite pas rënies së komunizmit, ajo që po ndodh në debatin e brendshëm në PD është shëmbëlltyrë e urrejtjes ndaj armiqve të brendshëm që tani quhen “besëprerë”, brenda një partie politike. Kacafytja mes tyre dhe urrejtja që partia e Sali Berishës ngjall ndaj rivalëve brenda partisë, është një muzë real i komunizmit në Shqipëri.

Komunizmi shqiptar si një rregjim armik i zgjedhjeve të lira dhe konkurrencës politike, përfundonte votimet me 99 për qind për udhëheqësin e madh.

32 vite më pas, e vetmja parti që e ripërtërin këtë traditë dhe krenohet me të është parti e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar ishte armik i pronës private dhe urrejtës i kaptilait të madh.

32 vite pas rrëzimit të tij retorika e partisë së Sali Berishës, është një urrejtje ndaj investitorëve në vend, dhe akoma më keq një shkatërrues si madh i rikthimit të pronës tek pronari. Ai është ideator i zaptimit të tokave, rrethimit të periferive me të ardhur që zaptojnë, mbrojtës i kauzave të “Nëna Lizës” dhe atyre që përveç tokave të zaptuara duan dhe privilegje si zaptues.

Komunizmi shqiptar ishte një denigrues i madh i figurave të shquara të kombit shqiptar që kanë hedh themelet e shtetit por që për arsye ideologjike nuk ishin komunist. Ata u pushkatuan ose denigruan si tradhtarë të kombit.

32 vite më pas parti e Sali Berisha nuk bëri asnjë hap për rehabilitimin e tyre, përveçse disa figurave provinciale që i shkonin për shtat politikës së tij. Disa prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare si Eqerem Bej Vlora apo Mithat Frashëri u nderuan nga Edi Rama. Për ti fyer deri në gen Parti e Berishës ka bërë  akte dhe më poshtëruese, pasi ka përdorur pushtetin dhe fëmijët e tij  t’u marrë tokat e pasuritë e të bëjnë biznes me to si në rastin e tokave në Vlorë e Sarandë, ose ka marrë pasardhës të degraduar të tyre i dhe i përdor si dordolec për të fyer figurat e tyre, duke i quajtur politikanë. Kjo është një vrasje e dyfishtë e emrit të tyre dhe familjeve të tyre.

32 vite pas rënies komunizmit partia e Berishës është sot partia më antiperëndimore në vend, partia pa garë demokratike, partia që trajton kundërshtarët si armiq dhe ngjall urrejtje për ta, partia që fyen trashëgiminë historike dhe materiale të së djathtës shqiptare dhe ngjall urrejtje për kapitalin.

32 vite më pas, ai e ka kthyer partinë e Dhjetorit 1990, në shëmbëlltyrë të partisë së Enver Hoxhës . Mirë ka bërë se na duhej një parti komuniste, por nuk e kuptoj pse mërzit komunistët duke e quajtur dhe Edi Ramën “komunist” dhe i jep shansin të mbaj një fjalim si i djeshmi. Se kështu mund të humbas dhe votën e komunistëve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish pronar: 25/05/2022 01:18

    KE TE DREJTE MERO KUR THUA SE MALOKET SHKATARRUAN TIRANEN SI ZAPTUES,,,ME TE POSHTER SE ATA NUK KA,,,I KANE ZENE TOKAT PRONAREVE NE TIRANE,,DURRES,SHKODER E LEZHE,,,DHE ISHTE PD. DHE SALU HORRI QE I THIRRI KETA PISA,,HAJDENI NE TIRANE DHE ZAPTONI,,,,,,POR DHE PS NUK JA KREU TOKEN PRONAREVE NE TIRANE E KUDO,PS KA QENE NE PUSHTET MBAS 1990 17 VJET,,,DHE PO LEGALIZOHEN SHTEPI CECENESH MBI TOKA PRONARESH,,,KETE PO E BEN ARTAN LAMJA,,,,,QE TE DY PARTITE KANE 30 VJET QE NUK RIKTHENTE PRONEN TEK PRONARI,,,por po I Japin tapi zaptuesve dhe pronareve asgje....

    Përgjigju
  • Tosi: 24/05/2022 22:39

    Medet shkrimtaret tane te oborrit. Me kaq sa serviloset gazetaria jone, edhe fendet e udheheqesve u duken parfum frengu. Si duket jeni te dyzuar dhe nuk e keni ndare mendjen akoma. Ta quani b(sh)urre shteti Ramen "Rilndas" duke ia pranuar mjekrren si bicim Qemalisti qe i bie gjoksit dhe tregon prralla me gjoksin grope, apo do e shpallni dhe kryeorator, te na eklipsoni ne kete fushe dhe priftin tone Noli? Epo te presim ti rritet mjekkrra edhe ca meqe hunda ia kalon pinokut per nga genjeshtrat dhe veshet gomarit per nga injoranca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Himara me kryebashkiake të komanduar, a është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Katolikët kremtojnë Udhën e Kryqit! Besimtarët në Lezhë marshojnë deri në kalanë e qytetit

Katolikët kremtojnë Udhën e Kryqit! Besimtarët në Lezhë marshojnë deri në kalanë e qytetit