Ka një ekzaltim në shtypin e Berishës meqë SPAK po heton një kontratë koncesionare të portit të kontejnerëve në Durrës, që më 2017, qeveria ja hoqi Kurum-it, për shkak se kishte shkelur kontratën dhe e fitoi një kompani malteze.
“Kurum” e kishte marrë thuajse pa garë në vitin 2013 me urdhër të Berishës, por ndërkohë nuk respektoi asnjë kusht të kontratës përveçse konsolidoi rrugën se si nxirren mbetjet e rrezikshme jashtë Shqipërisë.
Tre vjet më parë, Gazmend Bardhi ka bërë padi ndaj qeverisë, pse i ka prishur kontratën Kurum-it dhe ja ka dhënë kompanisë malteze. Nga sa kuptohet tani, në fakt Bardhi vetëm e ka dorëzuar se padinë e ka bërë shefi i fushatës së tij që është një nga administratorët e Kurum-it në Elbasan.
E rikthyer si çështje në kulmin e debateve mbi nxjerrjen jashtë vendit në rrugë antiligjore të mbetjeve të KURUM-it, ky ekzaltimi i PD që drejtësia mund të marr hak për “Kurum”-in në të vërtetë tregon kapjen e opozitës nga “Kurum”-i dhe kthimin e halleve të “Kurum”-it në halle të saj.
Është e qartë kjo është një betejë ligjore e nisur t'i rikthej portin e Durrësit “Kurum”-it, meqë ashtu e ka dhe më lehtë të nxjerr mbetjet jashtë.
Unë nuk di nëse ka shkelje ligjore kontrata e re, por prishja e kontratës me “Kurum”-in u fitua në arbitrazh dhe u gjet e rregullt.
Kështu që e vetmja arsye përse gëzohen këta të PD është instinkti që kanë për tu ndjerë të gëzuar nëse bëhet fjalë për ndonjë rival të “Kurum”-it.
Në këtë rast kjo kompania malteze është kompania që i ka marr punën “Kurum”-it. Dhe kjo ka ngjallur një lumturi të madhe, që ua heq “dhimbjen” që tentojnë të tregojnë për mbetjet e “Kurum” shpërndarë nëpër botë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
31.1%
-
Debat
40%
-
Nuk e di
28.9%
Vota total: 45
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë duhet ta trandi realisht Shqipërinë?!
31 Gusht, 21:32
-
Nga ‘Talo’ në ‘Korab’/ Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës për të mos u gjurmuar. Eurot e vrasjeve u groposën në Gjirokastër dhe u investuan në Tiranë e Sarandë
31 Gusht, 15:32
-
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
31 Gusht, 12:11
-
Mero Baze: 'Leksioni francez', për ata që duan të komandojnë Perëndimin nga Prishtina
30 Gusht, 19:59
-
Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH
30 Gusht, 19:36
-
Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat
30 Gusht, 12:40
-
Frrok Çupi: Ca pyesin cili ishte më i keq, Enveri apo Saliu?
30 Gusht, 12:29
-
Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës
29 Gusht, 19:19
-
Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet
29 Gusht, 16:11
-
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
29 Gusht, 13:18
-
Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin
28 Gusht, 20:13
-
DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve
28 Gusht, 18:50