Mero Baze: Përse Basha nuk e mund dot Berishën, me berishizëm?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha ka hyrë në spiralen e një lideri të kompleksuar nga Berisha për të ashtuquajturin “bashkëpunim me Edi Ramën” dhe po përpiqet t’i mbushë mendjen Berishës dhe të vetëve, se është më “berishist” se Berisha.

Sot ai ka komentuar në Twitter-in e drejtoreshës së zyrës së Borrellit, e cila kishte publikuar  artikullin e Edi Ramës në “Politico.eu”, me disa grafikë të ndërtuar sipas teknologjisë së Berishës, ku tregonte se Shqipëria në disa parametra të stilit të Berishës, ishte mes Kazakistanit, Afganistanit, Egjiptit Zambias, Marokut etj.

Problemi që ka berishizmi në Shqipëri, të cilin po e vuan dhe vet Lulzim Basha, është shpikja e fakteve dhe pastaj ndërtimi i një realiteti të rremë me faktet e krijuara vet. Kjo jo vetëm që ka çuar PD-në nga disfata në disfatë, pasi e bën të besojë një realitet që e shpik dhe jo atë realitet me të cilin përballet, por ka futur në krizë ekzistenciale dhe vet PD-në, e cila po përballon një debat të rremë kundër Lulzim Bashës.

Debati i sotëm në PD, është në të vërtetë ndëshkimi amerikan për Sali Berishën dhe familjen e tij, si familje hajdutësh, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë, ndërsa Berisha duke shpikur një realitet tjetër, po ndërton një fabul pabesie të Lulzim Bashës kundër tij dhe demokracisë në PD, që në fakt, nuk është e vërtetë.

Gjithë atë fabul e ka mbështetur mbi akuzën që Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.

Tani Lulzim Basha në përpjekje për t’i shpëtuar Berishës, me sa duket kërkon të hiqet si profesor, në një klasë ku ka qenë nxënës, dhe kërkon të tregojë se di të jetë dhe më “Berishë” se Berisha, po të jetë për nxirje realiteti dhe fakte të rreme, dhe i tregon një gazete perëndimore dhe zyrës së kryekomisionerit të BE, se Shqipëria nuk është ashtu siç e shikojnë ata me pozitivitet, por është shumë më keq se vendet afrikane apo të Azisë së largët.

Nuk jam kundër këtij profili politik, nëse Basha kërkon ta ketë identitet të tij, por nuk është i tij origjinal. Është profili i Berishës dhe shkollë e Berishës. Kjo shkollë ka dështuar në Shqipëri, duke e groposur PD-në dhe vet atë si lider. Për të mundur Berishën, ai duhet të çmontojë gënjeshtrat e Berishës dhe jo të tregojë se di të gënjejë më shumë se ai, apo të nxijë më shumë se ai. E di që ky eshte hall i brendshëm i PD, por hallet e brendshme te PD zgjidhen duke mundur Berishen, jo duke konkurruar atë ne marrëzitë e veta.

Shqipërisë nuk i vjen ndonjë e keqe se ka një politikan më shumë që thotë gjëra të tilla. Edi Ramës akoma më pak. Ai ku ta gjejë të tregojë kë ka përballë në këto raste. Por PD nuk ka për t’u bërë kurrë një parti e besueshme nëse nuk vret berishizmin si shkollë politike që bazohet mbi një realitet të krijuar nga gënjeshtra, e cila dështon pastaj kur përballet me realitetin.

Lulzim Basha vërtet është në krizë përballë gënjeshtrave të Berishës, por ai nuk e mund dot Berishën duke thënë gënjeshtra dhe më të mëdha se ai. Ai e mund duke qenë i kundërti i tij, duke qenë i vërtetë, kurajoz dhe njeri normal. Për të çmendur, gënjeshtar dhe burracak kemi Sali Berishën. Ai e ka fituar këtë garë me veten, pasi askush nuk ka guxuar të shkojë aq larg sa ai në këto vese.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

SHBA do të shtyjë Gjermaninë që të ndalojë Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën