Mero Baze: Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

Mero Baze: Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

Sali Berisha

Një kryetar lokal i Partisë Demokratike në Fier, ka kundërshtuar publikisht vendimin e Lulzim Bashës  për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me një kryetar të ri të komanduar. Luan Baçi që është përballur me vendimin për shkarkim pas pjesëmarrjes së tij në foltoren e Sali Berishës dhe mbështetjen e hapur të lëvizjes së Berishës kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.

Refuzimi i tij për të pranuar shkarkimin dhe komandimin e dikujt tjetër në krye të partisë, në fakt është rasti i parë i mos njohjes legale të një vendimi të kryetarit të PD, në emër të Berishës.

Vet Berisha e ka pranuar verdiktin e Lulzim Bashës për përjashtim nga grupi parlamentar por po e lufton atë në rrugë. Edhe Flamur Noka e ka pranuar shkarkimin nga detyra e zëvendëskryetarit të Komisionit të Sigurisë, por po ankohet publikisht për të.

Deklarata e ish-kryetarit të PD së Fierit se nuk e pranon shkarkimin, është shenja e parë e rezistencës organizative të Berishës brenda PD.

Kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi për Bashën, pasi ai është në rregull me të drejtën e tij si kryetar. Por kjo është një shenjë e rëndësishme e nisjes së shthurjes së PD dhe relativizmit të autoritetit juridik brenda saj.

E gjithë kjo bëhet nga Sali Berisha për ti dal përpara mos përfilljes nga ana e Lulzim Bashës të një vendimi të pritshëm të Berishës dhe strukturave paralele të tij kundër Bashës.

Siç e ka nisur Berisha, duke parë mungesën e mbështetjes së strukturave të PD për të, do të organizoj një Kuvend paralelë me njerëz të tij, në shkelje të statutit dhe organizimit të PD, dhe do të deklaroj shkarkimin e Bashës dhe hapjen e garës për dikë tjetër.

Vendimi normalisht nuk do të njihet nga Basha dhe do të konsiderohet një kuvend ilegal që nuk e përfill askush.

Pikërisht duke e parandierë këtë fund, Berisha po përpiqet të organizoj rezistencë kundër autoritetit të tij, duke bërë deklarata si kjo e Baçit që nuk njohin vendimin e Bashës për shkarkim. E gjithë bëhet që në fund, kur Basha të injoroj vendimin e strukturave paralele të Berishës, të krahasohet me gjeste si ky i Baçit, që nuk njeh vendimet e Bashës. Ndryshimi është se Bashës do t’i ngelet PD, kurse Berishës do t’i ngelet Baçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I tej: 21/10/2021 23:58

    Po ky temi kujt di ti ngele ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur