Mero Baze: Pse Meta po njeh 30 Qershorin?

Mero Baze: Pse Meta po njeh 30 Qershorin?

Ilir Meta ka vendosur të përfshihet dhe institucionalisht në konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike në krah të Sali Berishës. Njeriu që prodhoi një datë të paligjshme për zgjedhjet lokale më 2019, duke i shtyrë ato në mënyrë antikushtetuese, dhe njeriu që prej një viti pasi Komisioni i Venecias i ka dhënë legjitimitet të plot zgjedhjeve të 30 Qershorit, vendim që u përsërit nga Gjykata Kushtetuese, nuk pranon të dekretojë zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, sot papritur u shfaq duke reflektuar për këtë kërkesë dhe duke lënët të kuptoj se do ti hap rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki.

Vendimi i cili në fakt do të mbyll një anomali shqiptare prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, në të vërtet nuk bëhet as si reflektim i tij për legjitimitetin e zgjedhjeve as si detyrim kushtetues i tij, por si detyrë politike ndaj Sali Berishës.

Duke  qenë se kriza institucionale brenda PD, praktikisht e ka nxjerr Sali Berishën jashtë PD, e vetmja mënyrë që ka Berisha dhe Meta të kërcënojnë Bashën dhe të kenë një mundësi të mbajnë në këmbë foltoren e tyre, është të jetë fushatë zgjedhjesh.

Gjashtë qytetet kryesore pa kryetar bashkie janë në fakt dhe 6 qytete përfaqësuese ku Berisha me Metën shpresojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për ta pasur si argument se ai duhet tu gjunjëzohet atyre.

Lulzim Basha ka të drejtën e caktimit të kandidatëve në emër të Partisë Demokratike, ndërsa Berisha nuk do të pranojë të regjistrojë një parti të re para zgjedhjeve.

Në këto kushte ai do të planifikojë të nxjerrë kandidatë të pavarur të mbështetur prej tij dhe Metës, ose akoma më ekstrem, mund të mbështesë kandidatët e LSI.

Në të dy rastet objektivi nuk është fitorja por dëmtimi i PD dhe Lulzim Bashës.

Ky është i vetmi motiv që e detyron Ilir Metën të dekretojë zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat deri dje ishte betuar se nuk do ti dekretonte kurrë.

Edhe me këtë gjest Meta po dëshmon se në gjithë detyrën e tij si president, ai është udhëhequr vetëm nga interesi politik dhe përdorimi politik i atij posti. Ai nuk ka pranuar asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese kundër tij dhe në disa raste ka injoruar detyrimin për zbatimin e ligjit.

Vetëm se në këtë rast ka një interes të përbashkët me Sali Berishën, ai po vihet në lëvizje. Dhe për ta bërë më të qartë se tani është kryetar “de facto” i opozitës, publikon dhe mesazhe me njerëzit e PD që aspirojnë të jenë kryetar, të cilët nuk i raportojnë më Berishës, por Metës, duke dëshmuar se trazirat kishin dy komandantë. Dhe tani po shpall zgjedhje jo se e ka detyrë kushtetuese, por se e ndjen detyrim ndaj pozicionit poshtërues që ka Berisha pas flakjes në rrugë nga Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çepani: 17/01/2022 13:57

    O njerëz Like floriri është nga ata burra që vet e dhjet dhe vet e ha,në kohën e Nanos la ps u bashkua me salehun e viçidolit hëngri ca prej tij,në 2013 la salehun u bashkua me Ramën hëngri 4 vjet prej tij,nga 2017 po ha prej dobësisë së tij qe e ka pagëzuar Like floriri ,shkurt mos prisni asgjë prej kësaj mostre që e dhjet pastaj kthehet e ha me të dyja duart,ky në kuptimin më njerëzor të fjalës njeri vetëm njeri nuk është . Ky monstër është antinjeriu më i rrezikshëm i globit.

    Përgjigju
  • Zgjedhjet: 14/01/2022 21:19

    Le ti dekretoj zgjedhjet lokale ky fshatar i ndyre,cepanak, prap ne zgrip do shkojne te tre, zgjedhjet e pjesshme i fiton PS-ja, dhe keta do kene alterative te bertasin na vodhen vota, avazin, edhe pse do filmohem me thase me leke per te blere votat, sidomos ne Vore ku havaja dhe fiqiret ismaili do blejne edhe votat e gerdecit per te lehtesuar sado pak krushkun e tyre fatmir naxhije mediu.

    Përgjigju
  • Dr…: 14/01/2022 21:07

    Ore po xhelal mziu ku esht mçef????????sesht pa fare!!! Do me henger me dy pjata rrufjani !!????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump