I kishin prerë dritat, 66-vjeçari në Çorovodë ndërron jetë nga asfikisia! Qiriu që kishte ndezur ‘i vuri’ flakën shtëpisë

I kishin prerë dritat, 66-vjeçari në Çorovodë ndërron jetë nga asfikisia! Qiriu që kishte ndezur ‘i vuri’ flakën shtëpisë

Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë në Çorovodë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Për pasojë, një 66-vjeçar i identifikuar si Hikmet Shkëmbi ka ndërruar jetë nga asfiksimi. Atij i kishte marrë flakë një objekt pranë dyshekut pasi ndezur qiri sepse i kishin prerë dritat se nuk kishte kryer pagesën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi” rreth orës 23:04. Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, flakët kishin marrë përmasa të madhe ndikuar dhe nga orendi të vjetra dhe dyshekë pambuku dhe sfungjerë që ndodheshin në kuzhinë. Banorët që ishin bllokuar në kat të dytë dhe të tretë, u evakuuan menjëherë.

Pasi u bë fikja e zjarrit u kontrollua komplet hyrja dhe në kuzhinë u gjet trupi i pajetë i 66-vjeçarit që banonte i vetëm. Së bashku me persona të afërt të familjarit u bë nxjerrja e të ndjerit dhe transportimi i tij për në morgun e qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 11/02/2023 05:08

    Kështu është kur privatizohet gjithçka. koma nuk ka nje hidrocental të prodhuar nga privati por lekët i marrin hajdutët kriminel.

    Përgjigju
  • Roni: 07/02/2023 17:58

    Fatale!

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/02/2023 11:30

    Ja se si kujdeset për popullin Shqiptarë ky 3D fashisti Edvin shkjau shqipfolës…kështu e zbaton ky Planprogramin serborus për zbrazjen e Shqipëris nga Shqiptarët…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë