Merr flakë bombola e gazit në banesë, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjes në Emisionin 112 (VIDEO)

TIRANË - Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në kryeqytet. Emisioni 112 ishte me patrullat me Komisariatit nr. 6 në Kombinat ku edhe ndodhi kjo ngjarje dhe ju sjellim momentet nga ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve. 
Bombola e gazit ishte ende në flakë kur patrulla e policisë mbërrin e para në vendngjarje ndërsa efektivët largojnë qytetarët që ndodheshin pranë duke krijuar një perimetër sigurie. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim videon ekskluzive, nga momentet kur patrulla merr thirrjen dhe reagimin e saj në vendin e ngjarjes.  Dy fëmijët 7 dhe 13-vjeç mbetën të lënduar, një prej tyre në këmbë nga xhamat e thyer pas shpërthimit të gazit dhe një tjetër u kafshua në dorë nga qeni i tij teksa po përpiqej ta nxirrte jashtë banese. Për dy të miturit u dha ndihma mjekësore nga ekipi i autoambulacës. 

Konflikti për vendin e parkimit është një tjetër ndodhi që trajtojmë në emisionin e sotëm. Një person i cili kishte zënë vendin e parkimit me karrige konfliktohet me një shofer që kërkonte të parkonte aty ndërsa më pas kërkon ndihmën e policisë. Shikoni përgjatë emisionit 112 ngjarjen e plotë dhe diskutimin e efektivëve me djalin. 

Një zonjë njofton policinë se ish-burri e ka kërcënuar në telefon. Patrulla me të cilën jemi ne reagon menjëherë dhe zonja u tregon efektivëve mesazhet e ish-burrit ndërsa ai e telefon kur ajo po bisedonte me efektivët. Shikoni në emisionin e plotë se çfarë ndodh në këtë rast. 

Në orët e pasdites një makinë është përfshirë në një aksident me disa makina të tjera tek mbikalimi i kthesës së Kamzës ndërsa më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Qytetarët telefonuan policinë dhe dhanë të dhënat për mjetin ndërsa për shkak të trafikut arratia e këtij shoferi zgjat vetëm 200 metra. Ai u kap nga efektivët e Policisë Rrugore panë rrethrotullimit të Sheshit Shqiponja. Në emisionin ju sjellim momentet e ngjarjes ndërsa ky shofer u shoqërua në Komisariat pasi ishte në gjendje të dehur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi