Merr formë lagjja e re e rindërtimit në Fushë- Krujë/ Rama jep porosinë: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra që të kombinohen, jo gri!

FUSHË KRUJË- Në qytetin e Fushë- Krujës lagja e re për banonët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka filluar të marrë formë. Pas vizitës në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet, ku kreu i qeverisë i ka cilësuar si "perfekte". Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka pasur një porosi, që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti.

"Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër", ishte porosia e kryeministrit Edi Rama.

Një koment e ka pasur edhe për opozitën që vijon sulmet e saj sa i përket rindërtimit.

"Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara", shkruan Rama.

Lagja e quajtur "Rilindja" shtrihet në 10 hektarë tokë dhe në pak javë nisin themelet për 15 pallate banimi me 100 apartamente, të cilave do t'u bashkëngjiten qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve, zonat e gjelbërta dhe një treg modern për produktet e zonës. Për kreun e qeverisë, kjo lagje e re do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve.

"Do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin deri një vit më parë", përfundon Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
'Thumana qytet i ri', Rama dhe Ahmetaj inspektojnë procesin e rindërtimit: Janë 3 mijë banorë që do të futen në shtëpi të reja!
Pas Fushë- Krujës, kryeministri Edi Rama dhe ministri Arben Ahmetaj ishte në Thumanë, ku vizitoi nga afër banesat që janë në proces rindërtimi. "Sipas standardeve europiane, e them me plot gojën' tha Ahmetaj.

“Infrastruktura është me standard evropiane, e themi pa asnjë droje. Kjo pjesa e Thumanës është krijimi nga e para e një qyteti të ri. Atje do jenë 155 banesa, do jenë më shumë se 700 banorë. Shkolla për të gjithë zonën. Janë 278 apartamente. Janë mbi 3 mijë banorë që do të futen në shtëpitë e reja. Një qytet i ri”, tha Ahmetaj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook: “Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 27/11/2020 17:34

    BEN MIRE O EDI RAMA QE DEL NE INSPEKTIM,,,,QE TI BESH GJERAT E BUKURA DHE ME PLAN,,,,,SE PO TE ISHIN ATA TE PD,,,RUAJNA O ZOT TRUTE E KOKES,,,DO I BENIN SHTEPI ME TENEQE LART NEPER PEME......

    Përgjigju
  • Jjss: 27/11/2020 16:28

    Per...noje kte milet se te do me shume. Rrace e ndyre

    Përgjigju
  • Bubqi: 27/11/2020 16:10

    Je figure Edi .

    Përgjigju
  • Aty: 27/11/2020 15:31

    Cfare pune "madheshtore" qe kini bere bravo, keni hedhur themelet sivjet, vitin qe vjen ndertoni muret anesore, mbas dy vjetsh I hidhni soleten o cantine, mbase dhe ate vite I suvatoni se sa per dyer e dritare mendoj e vete banoret se u ka ardhur shpirti ne maj te hundes. Po kjo eshte tallje me fukarenjt e, bile me shume se tallje. Po si beni hyrje 1+1 ne nje kohe qe shumica Jan e familja re, sikur te jene te gjithe beqar osé te ve. Duhet te punojne me dy turne nqs Duan te strehojne njerzit fatkeq, ndryshe ngelen ne mes te baltes.

    Përgjigju
  • Mitro: 27/11/2020 14:04

    Biles ngjyrat e ketyre kapakeve te sahateve elektrike t'i kombinojnee ngjyrat e kapakeve te Wc-ve do ishte gjeniale.Ky eshye i MARE.

    Përgjigju
  • Toni: 27/11/2020 13:34

    Cfare do ndryshoni ju mor horra, ja keni bo jeten Shqiptareve FERR.

    Përgjigju
  • Populli i thjeshte: 27/11/2020 13:19

    Vote plebishitare me 25 Prill per kete Qeveri,i padiskutueshem dhe i merituar mandati i trete i Z.Edi Rama.

    Përgjigju
  • daja: 27/11/2020 13:16

    Bravo Z.Rama,qente le te lehin karvani do shkoje perpara duan apo nuk duan plehrat e SHQUP-LSI.

    Përgjigju
  • kot: 27/11/2020 11:57

    a do i rezistojne nje termeti tjeter keto mure kaq te holla????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit