Merr fund beteja ligjore me ish-këshilltarin e Donald Trump, administrata Biden tërheq padinë për librin që sipas zyrtarëve nxori informacione sekrete

Merr fund beteja ligjore me ish-këshilltarin e Donald Trump, administrata Biden tërheq padinë për librin që sipas zyrtarëve nxori informacione sekrete

Kopertina e librit 'The room where it happened'

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr dorë nga padia kundër John Boltonit, ish-këshilltarit afatshkurtër të presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, mbi librin e tij që zyrtarët argumentuan se zbuloi informacion të klasifikuar, sipas dokumenteve të gjykatës dhe përfaqësuesve ligjorë të Boltonit. Prokurorët gjithashtu pezulluan një hetim të jurisë së madhe mbi botimin e librit, tha avokati i zotit Bolton të mërkurën.

Administrata e ish presidentit Trump ngriti padi vitin e kaluar për të bllokuar botimin e librit të Boltoni, "Dhoma ku ndodhi" dhe për të rimarrë kopjet e librit që ishte shpërndarë tashmë. Libri, i botuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ofroi detaje prapa kuintave dhe vlerësime jo të mira të marrëdhënieve të Trumpit në politikën e jashtme. Aty përshkruhej se si Trumpi i kërkoi Presidentit të Kinës Xi Jinping të ndihmonte perspektivat e rizgjedhjes së tij dhe se si Trumpi i bëri presion homologut të tij ukrainas për hetime me natyrë politike.

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë që paditën zotin Bolton për librin kishin këmbëngulur që dorëshkrimi përmbante informacione të klasifikuara që mund të dëmtonin sigurinë kombëtare dhe se Boltoni, një ish-ambasador i SH.B.A.-së në Kombet e Bashkuara, nuk kishte përfunduar një proces shqyrtimi para publikimit të projektuar për të parandaluar zbulimin e sekreteve qeveritare.

Të mërkurën, administrata Biden paraqiti një dokument në gjykatën federale duke hequr dorë nga padia, duke i dhënë kështu fund zyrtarisht betejës njëvjeçare të gjykatës./VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë