Merr fund ecuria negative prej 6 humbjesh radhazi, Skënderbeu fiton me Laçin

Merr fund ecuria negative prej 6 humbjesh radhazi, Skënderbeu fiton me Laçin

Momente nga ndeshja Skënderbeu-Laçi

Skënderbeu i ka dhënë fund krizës së rezultateve pasi sot korçarët kanë fituar 2-1 kundër Laçit në sfidën e fundit të vlefshme për javën e 21 të Superligës. Ndeshja në stadiumin ‘Skënderbeu’ që dukej si i dënuar për shkak të tifozëve të pakët, u zhbllokua vetëm në minutën e 55 nga sulmuesi Krasniqi, i cili realizoi një gol të bukur me kokë.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi kroati Pervan në minutën e 76, që finalizoi saktë një penallti të fituar nga Krasniqi. Gjithsesi tre pikët do të vinin me drithërima për Skënderbeun pasi Laçi në limitet e kohës së rregullt shkurtoi diferencat me portierin Selmani që nuk gaboi nga 11 metra.

Në fund vërshëllima e trefishtë e arbitrit që sinjalizon fitoren e Skënderbeut pas 6 humbjesh radhazi, ndërkohë që nga ana tjetër Laçi del përsëri pa pikë pas disfatës që pësoi një javë më parë nga Luftëtari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit