Merr zvarrë 20-vjeçaren te vijat e bardha, në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, largohet nga vendi i ngjarjes! Prangoset 70-vjeçari (VIDEO)

Një tjetër aksident i rëndë në mes të Tiranës. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tirnës  në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh është prangosur nga policia. Nga verifikimet rezulton se Përpunja është 70-vjeç. 

“Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.  Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha.   

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën "Ismail Qemali", dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", ka njoftuar policia.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 17/05/2022 16:58

    Po ca jan keto gjoba qesharake 10 mij lek te vjetra . Duhet 100 mij minimumi

    Përgjigju
    • Loni: 17/05/2022 22:29

      Ado nuk paske makine me duket!? Mos fol keshtu sepse ne qe kemi makina edhe nuk ndodhin vetem ne shqiperi keto fenomene kudo ndodhin! Keshtu qe me I qet! Te pershendes!

    • Aoioi: 17/05/2022 22:24

      Po, vizat nuk jane te dukshme gjithnje, se lali pederi merret me ndertim pallatesh, por pjesa me e madhe e dime se ku jane kalimet e kembesorve, dhe e dime si sillen shoferet, kshu qe komenti Adit eshte i drejte..

    • Ca bohet: 17/05/2022 19:10

      Ti e shef qe vizat e bardha sa mezi duken, jan pozicionuar aty per te rrjep lek ,shoferet nuk i hapin syt ke tabelat ne ane te rruges.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier