Merret vendimi i rëndësishëm në Gjermani për Arbër Çekajn, pronari i kontenierit me 613 kg kokainë

TIRANE - Drejtësia gjermane ka bërë hapin e parë për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me banane "Arbri Garden", brenda të cilit në mars të 2018-ës u zbuluan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë ardhur nga Kolumbia. Shkalla e parë e një gjykate gjermane i ka dhënë OK ekstradimit, por ky vendim nuk bën që Çekaj, i arrestuar në Gjermani, të vijë drejt vendit tonë.

Shqiptarja.com mëson se Arbër Çekaj, se përmes avokatit të tij gjerman e ka apeluar vendimin, dhe që të marrë formë të prerë duhet të pritet si do të jetë edhe vendimi i Apelit. Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër. Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Edhe në këtë seancë, Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Në Shqipëri, Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.

Arbër Çekaj u arratis në Gjermani duke i shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe u arrestua pak kohë më pas.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ii..: 24/08/2019 07:56

    He m se po vjen n shqiperi t gjykohet nga kto 'gjyqtaret' tane.

    Përgjigju
  • Zagarit: 23/08/2019 22:16

    Ja merrni shpirtin ketij ndyresire se per ca para kerkon te helmoi rinin tone rrugaci .. burgim te perjetshem ,,te pakten!

    Përgjigju
  • Beni: 23/08/2019 22:05

    Te kerkosh azil politik se merresh me trafik internacional droge,kjo eshte cmenduri qe degjohet nga shqiptaret

    Përgjigju
  • LORA: 23/08/2019 17:55

    Lajm i mire,,pas kaq kohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë