Merrni çadrën me vete! Mesdita sjell vranësira dhe shira...pasdite rregullohet moti

Merrni çadrën me vete! Mesdita sjell vranësira dhe shira...pasdite rregullohet moti

Foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të përfshihet sërish nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Konkretisht në temperatura të larta paraqitet Pellgu i Mesdheut dhe pjesërisht Qendra e Europës. Ndërsa Ballkani Perëndimor pjesërisht paraqitet me mot të vranët dhe rrebeshe shiu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi