Merrni masa! Sot Durrësi probleme me ujin e pijshëm, do stakohen dritat në stacionet e pompimit

Merrni masa! Sot Durrësi probleme me ujin e pijshëm, do stakohen dritat në stacionet e pompimit

Foto ilustruese

DURRËS- Qyteti i Durrësit, sot nuk do të ketë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00. Ka qenë vetë UKD-ja që ka bërë njoftimin, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Kështu që të gjithë banorët në qytetin e Durrësit, duhet të marrin masat. 

"Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë", thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte