Merrnin 1-3 mijë euro për leje ndërtimi në Kamëz, GJKKO dënon 6 persona me 5 vite burg!

Merrnin 1-3 mijë euro për leje ndërtimi në Kamëz, GJKKO dënon 6 persona me 5 vite burg!

Dritan Nikolli dhe Ermal Baci

Gjykata e posaçme ka dhënë sot vendimin për 6 të pandehurit ish inspektorë të IKMT në Kamëz që akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Sipas akuzës të pandehurit kanë marre ryshfet për të lejuar ndërtime të paligjshme.

Dritan Nikollin u dënua me 1 vit burg Arjan Hoxhaj 8 muaj burg Ermal Baci 2 vite burg Mevlud Visha 4 muaj Gazmend Bala me 8 muaj Vjollca Kacari me 8 muaj.

Operacioni u krye në janar të këtij viti. Operacioni është kryer nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”