Kush është pedagogu që merrte para në këmbim të provimeve, koordinatori i LSI në Korçë! Pranga dhe sekserit! U gjenden 300 euro dhe 50 mijë lekë! (EMRAT)

KORÇË- Pedagogu i fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin "Fan Noli", Alket Dino 34 vjeç është arrestuar ditën e sotme pasi merrte para në këmbim të dhënies së provimeve. Në pranga ka rënë edhe Xhevi Dervishi 35 vjeç, i cili luante rolin e sekserit, ndërmjetësit mes studentëve dhe Dinos.

Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 Hetimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK. Ndaj tyre rëndojnë akuzat veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

Report Tv ka siguruar foton e Dinos dhe Dervishit, të dy banues në Korçë ku ajo që shihet nga postimet në rrjetet sociale jeta e tyre karakterizohet nga luksi. 

Njoftimi i plotë i policisë
Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë. Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Pedagogu i arrestuar për korrupsion, koordinator i LSI në Korçë! Foto me Metën dhe Kryemadhin

Pedagogu i arrestuar në Korçë është Kordinator i LSI Korçë. Ai ka foto ku shihet krah presidenti Ilir meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Ora 12:41
Pedagogu në Korçë ra në grackën e agjentit të infiltruar të SPAK/ Avokati: Hetimet 1 muaj! S'ndryshonte dot notën, sistemi i mbyllur (VIDEO)

Avokati mbrojtës i pedagogut Alket Dino, Nevzat Tarelli ka dhënë detaje nga arrestimi i tij. Ai ka bërë me dije se hetimet e SPAK kanë zgjatur për një 1 muaj dhe është vënë "në lojë edhe një agjent i infiltruar".

"Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Dje janë finalizuar kryerja e veprimeve simulues nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjale për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria  ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti i infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekeve janë gjetur tek Dervishi, një pjese nuk janë gjendur.

Dino është në pozita mohuese. Është e vërtete që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër, por takimi ka qene për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qira, pasi Dervishi është pronar i një agjencie imobiliare. Alket Dino është pozicionuar qartë që nuk ka lidhje me rastin korruptiv, që ka të beje me një student që pretendon që ka paguar për një provim me Alket Dinon 500 euro.

Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjetur asnjë kartmonedhë euro. Një pjese e eurove janë gjetur te portofolin e Xhevi Dervishit. Rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën. Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe dje është bere arrestimi në flagrancë", tha avokati.

Ora 09:19
Me puro dhe jetë luksi, ky është sekseri që ndërhynte te pedagogu në Korçë...iu merrnin para studentëve për provimet

Report Tv ka siguruar foton e Xhevi Dervishit, sekseri që ndërhynte te pedagogu Alket Dino! Ata merrnin para nga studentët në këmbim të dhënies së provimeve.

Ora 09:07
FOTO/ Ky është pedagogu në Korçë që u merrte para studentëve për të dhënë provimet

Ky është Alket Dino, pegagogu në Universitetin "Fan Noli" në Korçë i cili merrte para studentëve për të dhënë provimet. Report Tv ka siguruar foton e tij.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 24/09/2020 16:32

    Ka akoma njeri qe beson se shqiperia behet?

    Përgjigju
  • jani: 24/09/2020 11:43

    Mashtruesi tipik duket se vishet me kostum kollare , ndersa pedagogu duket qe eshte gay. Sapunin cuna

    Përgjigju
  • gjethja e thate: 24/09/2020 11:09

    Kete puron qe mban ne dore i duhet futur ne *ythe sic eshte e ndezur

    Përgjigju
  • Kulla e Hirit: 24/09/2020 10:03

    Kur do dalin me arrest shtepie se doli ne mode tani

    Përgjigju
  • topmodel: 24/09/2020 10:00

    ky e paska pas mendjen te fotografite. topmodel jo pedagog. turp per gjendjen ku eshte universiteti

    Përgjigju
  • Elona: 24/09/2020 10:00

    Ky eshte nje njeri felliqesire qe profesionin e tij e kishte kthyer ne pazar, Ky njeri vendin e pedagogut e mori nga mbeshtetja e LSI sepse si person nuk eshte gje tjeter vetem se nje gomar

    Përgjigju
    • Capatori: 24/09/2020 12:15

      Ai stan ate bulmet ka!

  • elona: 24/09/2020 09:57

    SPAK duhet te gjurmoj milionat e eurove jo 300 lekshat,keto mund ti bej dhe policia, per spak ky nuk eshte lajm por humbje kohe

    Përgjigju
    • politikani: 24/09/2020 15:01

      oj elona SPAKu nuk i prek te medhenjte por ede po ta analizosh holle kete arrestim del qe nqs ky legen prof jep nota kaluese injoranteve mbetesa ne te ardhmen do kemi doktorra inxhinjera profesora e lloj lloj diplomata te pa afte se jan dru me pre nga trute por me diploma e mastera te blere. te pakten spaku po fillon te beje levizje qe ne te ardhmen mund te jene me fryt dhenese se sa te sekuestroje milionat e like florit o te sal shpellari apo beut te surrelit. je dokert me mua edhe pse un mendoj qe gjith politikanet tone i befshin ilace e kura per shendetin gjith milionat e vjedhura ne kurrizin tone?

  • lorna: 24/09/2020 09:52

    PO MIRE MO, ICIKE TURP NUK KENI?! BUJE E MADHE SE U NGRIT SPAKU PER PESHQIT E MEDHENJ DHE KATANDAISE ME 50 MI LEKESHA !!!

    Përgjigju
  • Ngelësi: 24/09/2020 09:48

    E njejta gjendje eshte edhe ne Universitetin e Shkodres, sidomos tani pas fitores se rektores se re!! Mbeshtetesit e saj ne Fakultetin Juridik dhe Shkendat e Natyres nga 300 evro e kane provimin!!

    Përgjigju
  • Doraci: 24/09/2020 09:40

    Tani do behesh dhe profesor i carit se do specializohesh ne kapje sapuni

    Përgjigju
  • kot fare: 24/09/2020 09:39

    jane gjera te vogla per SPAK-un keto

    Përgjigju
  • Prenga: 24/09/2020 09:33

    futini mren mor içat xhinxhona! kajani mor içat *oth tan hajvanave!

    Përgjigju
  • Taulant: 24/09/2020 09:23

    Nga fotot duket se paska qene teper i dashuruar me veten, por me shume paska dashur lekun.

    Përgjigju
  • Eno: 24/09/2020 09:22

    Nuk është ndonjë lajm për bujë. Ku ka qelizë të shtetit shqiptar që nuk është e korruptuar?! Në çdo institucion të shkosh, nëse nuk paguan edhe kur ke të drejtë, (se kur nuk ke, po e po), të sorrollasin kot. Nuk e kam fjalën për këtë periudhë, por për gjjthë periudhën 30 vjeçare gjoja tranzicion. Këtu në Shqipëri për mua, nuk duhet të arrestohesh nëse vjedh, nëse je i korruptuar, nëse grabit prona, nëse gllabëron miliarda etj etj etj, pasi kjo gjë është bërë sistem dhe nuk ka fuqi botërore ta ndryshojë. Nëse nuk vjedh e gllabëron dhe mundohesh të respektosh rregullat, të quajnë budalla, të mefshtë, idiot, të paaftë, demode etj etj etj. Kur vjedh quhesh i shkathtët, babaxhan burrë, më atë hanin të gjjthë dhe ishte zotni burrë apo grua etj etj etj.

    Përgjigju
  • one: 24/09/2020 09:21

    Problemi eshte shume i perhapur ne shoqeri dhe kjo ka shkaterruar institucionet dhe sistemin e vlerave. Pasojat jane vendi eshte kthyer ne xhungel dhe kush ka mundesi ja mbath nga syte kembet. E gjithe kjo fillon me politikanet qe duan te pasurohen shpejt duke vjedhur gjithcka dhe kjo behet duke degraduar dhe futur ne kaos institucionet qe te mos kene asnje pengese dhe te mos denohen. Se cfare ndodh me vone e kemi vuajtur dhe e vuajme te gjithe. Ose nderro politikanet ose rikthe institucionet. E para nuk ka mundesi te behet prandaj Perendimi po mnundohet te rregulloj institucionet.

    Përgjigju
    • Shpaku: 24/09/2020 09:59

      Fjolla me dy pistoleta me vete doli , keta me 5 mi leke do han gerneten ?????

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës