GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë para gjykatës së Posaçme ku mohoi akuzat e bëra ndaj tij.
Nga ana tjetër, SPAK pretendon se Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
Kapetani u premtonte personave të caktuar se do u kthente pronat të cilat ata pretendonin se u përkisnin nëse në këmbim të këtij favori të jashtëligjshëm, do t’i jepnin shumat e parave që kërkonte. Ndërkohë për këtë çështje janë lënë në aarrest shtëpie dy shtetas dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për 6 të tjerë , për veprën penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vetë Kapetani akuzohet për "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë.
Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Ilir Kapedani, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6220
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Festa e Sensas, Tirana binjakëzohet nesër me Venecian! Veliaj ne Itali: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm
11 Maj, 18:41
-
Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin, zbardhet dosja! Paratë edhe në llogarinë e familjes Nano
11 Maj, 15:19
-
Tiranë/ Transportonte ilegalisht persona nga vendet e treta, arestohet 30-vjeçari! Sekuestrohen 7280 euro, 10 pasaporta dhe karta krediti
11 Maj, 14:03
-
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes së tyre: Konsumonin sasi të lartë Tramadoli
11 Maj, 12:10
-
Kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘çerdhe’ prostitucioni te Unaza e Re, arrestohet menaxherja! Në kërkim administratori
11 Maj, 11:55
-
Tiranë/ Posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, arrestohet një 18-vjeçar
11 Maj, 10:56
-
Edicioni i katërt i 'Balkan Jazz Showcase' në Universitetin e Arteve nga datat 10-12 Maj
10 Maj, 18:50
-
Dy ukrainase gjenden të vdekura në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike! Dyshohet se ishin punonjëse seksi, shoqërohet shoqja (EMRAT)
10 Maj, 14:41
-
Veliaj me administratorët e pallateve: Thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit; Rrit ndjeshëm vlerën e pronës
10 Maj, 14:34
-
Katër rivalë në garë për trofeun, ja kur hidhet shorti i 'Final 4' për kampionin e Superligës
10 Maj, 14:34
-
Shitje fiktive për 2 milionë euro, në hetim ish punonjësi i QKB e 6 të tjerë! Krijuan skemën e mashtrimit: 15 të huaj u bënë me biznes pa hyrë kurrë në Shqipëri (Emrat)
10 Maj, 11:58