Mesazhi i ambasadores amerikane për politikanët: Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim

TIRANE-Në një bisedë online me pjesëmarrësit e programit LEAD Albania, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u kërkoi "Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim".

Ambasadorja Kim e nxiti grupin që të mbeten të vërtetë brenda vetes së tyre dhe të udhëheqin me integritet ndërsa kalojnë në pozicione drejtuese më të larta.

"Programi LEAD, një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, u jep profesionistëve të rinj dhe të talentuar përvojën e parë të punës në institucione qeveritare shqiptare" theksohet në postimin e ambasadës së amerikane në Tiranë.

Por mesazhi i Kim për të rinjtë "Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim" duket se është një sinjal indirekt edhe për politikanët shqiptarë në këto momente kur bisedimet janë intensive për cështjen e reformës zgjedhore dhe ndasitë janë të mëdha. 

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Basco: 03/06/2020 12:45

    Palet politike duhet te mbajne pergjegjesi e te japin llogari se ku po e e cojne Shqiperine drejt europes apo drjt gropes Shqiptare ! Duhet te shkulet me themel kasta e vjeter politike , Saliu ,Basha Mona, Rama, e te tjera parti ju ftoj bojkotoni votimet per partite e vjetra e deputetet e zgjidhiniju djemte me te mire e me te shkolluar qe jane diplomuar jashte atdheut sepse partite politike i kane bra

    Përgjigju
  • Sigurimsi: 03/06/2020 10:47

    Nuk harrojn se kush janë politikanët shqiptarë, nuk harrohet kaq lehtë sepse janë në shërbim të agjensive të huaja dhe po harruan jua kujtojnë shpejt. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do mbesi na pëlqen apo s'na pëlqen ne. Të gjithë janë Esat Pashë Toptanë.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 03/06/2020 10:41

    E kan nisur per te vrare dhe vjedhur popullin

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zhvillohet filtri potencialisht i dobishëm për të kufizuar përhapjen e Covid