SHBA: Mbështesim SPAK, koha të bëjnë punën e tyre pa kërcënime pavarësisht kush është i pandehur! Kim: Kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur

TIRANË- Ambasada e SHBA-së del sërish në mbështetje të SPAK dhe drejtësisë së re. Një mesazh i shkurtër, por i fortë, ku SHBA thekson se ka ardhur koha që SPAK të lejohet të bëjë punën e saj pavarësisht kush është i pandehur. Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

"Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë - oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit - duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE", shkruhet në reagimin e SHBA-së.

Një reagim ka pasur edhe vetë ambasadorja, Yuri Kim. Teksa ka shpërndarë mesazhin e SHBA, ajo shkruan se e gjithë puna e SPAK bëhet për të ndëshkuar kriminelë të njohur asgjë më shumë e asgjë më pak. 

"Çështjet e rëndësishme shpeshherë shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të krijuar dyshime dhe konfuzion, për të blerë influencë, për të mohuar të vërtetën, për t'i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë. Mbështesim fort SPAK dhe policinë", shkruan Kim. 

Në javët e fundit, SPAK ka kryer dy operacione të bujshme, që kanë të bëjnë me dosjen 339 për krimin zgjedhor dhe sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Pas SHBA, edhe Kim në mbrojtje të SPAK: Kjo bëhet për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë

Një tjetër reagim i fortë nga SHBA në mbrojtje të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Reagimi vjen nga vetë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

"Çështjet e rëndësishme shpeshherë shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të krijuar dyshime dhe konfuzion, për të blerë influencë, për të mohuar të vërtetën, për t'i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë. Mbështesim fort SPAK dhe policinë", shkruan Kim.

Postimi i plotë i Yuri Kim
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 14/08/2020 12:08

    Mbeshteteni mire se qenin e ngordhur kane per te gjeturpa hyre pas hekurave triumvurati mafioz Ilir Meta, Sali Berisha, Ed Rama te tjeret jane cironkat e ketyre.

    Përgjigju
  • edi: 08/08/2020 09:23

    Ben. po per Ramen nuk ka fol fare ?!

    Përgjigju
  • Ani: 08/08/2020 00:46

    Shum e sakt znj.ambasadore, një kriminel si Emiljano Shullazi arrin të kërcënoj me jet, prekuror, gjykatës,kryetar gjykatash dhe kryeprekor. Në fund dhe ministre e drejtësis( një sokolesh grua) Kulmi. Ju faleminderit SHBA që inkurajoni punonjësit e drejtësis që kan kaluar vetingun. Ky krimil vrasës u rrit dhe u mbroj në gjirin e gjyqtarëve dhe prekurorëve të korruptuar. Z.Rama pat thënë një shprehje apostolike për këtë drejtësi të korruptuar" më mir djepi bosh , se sa me shejtanin brënda.

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/08/2020 23:40

    Duam vepra Zonje...deklarata Pro reformes nuk ka zgjidh gje akoma...

    Përgjigju
    • SHBA: 08/08/2020 10:22

      Shqiptaret duhet te bëjnë pak durim do vinë më vonë veprat.!.

  • Respekt per kete Zonje: 07/08/2020 20:28

    Bravo, bravo se ke fol siç duhet.

    Përgjigju
  • Ben: 07/08/2020 17:34

    Bravo.Kuptohet per kë ështe,per Liket,Salirat,Sonilrat,Zhejrat,Qimat etj etj.

    Përgjigju
    • Vicigimi: 07/08/2020 22:38

      Vec Nard Noka e ban ket vend asht figura e zgjuar e Kombit

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri