Mesazhi i FORTË: Vajzat presin flokët, dhuratë për paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

TIRANE - Tetori, i cilësuar si muaji Rozë, është një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Për tu sensibilizuar me te gjitha gratë që kanë kaluar këtë sëmundje, një grup vajzash prenë flokët dhe i dhuruan, që më pas të përpunohen dhe të kthehen në paruke.

Një pjesë e vajzave u shprehën për Report Tv se mundohen që me këtë veprim të ndihmojnë sadopak që munden të gjitha femrat e prekura nga kanceri i gjirit dhe i bëjnë ftesë kujtdo që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nisme.

“Është e vetmja arsye që më ka bërë ti pres flokët pa u menduar dhe pa më ardhur keq për to, jam shumë e lumtur dhe kam ardhur me një gëzim të madh edhe shpresoj që dhe vajzat e tjera të angazhohen dhe të marrin zemër nga ky veprim. Është hera e parë që dhuroj flokët dhe ajo që më çoi më shumë është se kam patur një familjar që u prek nga kjo sëmundje e tmerrshme dhe përveç faktit të shëndetit është dhe psikologjike. Duke qenë se për gratë flokët janë shumë të rëndësishme dhe nga ana psikologjike, vendosa që ky gjest i vogël në fakt për mua por mund të jetë i madh për ato, të bënte një ndryshim sado të vogël” - u shprehën disa prej vajzave

Mes emocioneve, Klara, një nga vajzat që dhuroi flokët u shpreh se e ndërmori këtë veprim pasi nëna e saj e kishte fituar betejën me kancerin.

“Dita më e lumtur deri tani që kam përjetuar. Është një emocion shumë i madh duke  ditur se sa femra në këtë botë vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo është më e pakta që unë mund të bëjë për femrën më të rëndësishme të familjes sime e cila ka kaluar një betejë të tillë, ja doli. Kjo është për mamanë time për atë që më ka treguar çfarë është në të vërtet trimëria dhe të luftosh për jetën”, - tha Klara

Psikologia Isida Lalaj u shpreh se ky veprim sensibilizon cdo grua dhe jep shpresë.

“Kjo nismë ka prekur dhe ka sensibilizuar cdo grua që është e prekur nga kanceri i gjirit. Kjo nismë i jep atyre më shumë besim dhe shpresë për të luftuar për tja dalë mbanë”-u shpreh psikologia

Shumë prej femrave që kalojnë kancerin e gjirit, i nënshtrohen kimioterapisë, që shkakton rënien e flokëve. Kontrollohet e herëpashershme  dhe mamografia kapin në kohë sëmundjen dhe shpëtojnë jetë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot