Mesazhi i grafitit me drerët e Babagjyshit që po bën xhiron e botës...

Mesazhi i grafitit me drerët e Babagjyshit që po bën xhiron e botës...

Foto nga grafiti

Çdo fund viti na gjen në mënyra të ndryshme e të gjithë shpresojnë që viti tjetër të jetë më i lumtur.

Disa janë të lumtur, disa kanë gjetur një dashuri të re, të tjerë kanë humbur një person që e donin shumë, të tjerë janë larg familjes e do të dëshironin të ishin pranë tyre, të tjerë enden rrugëve pasi nuk kanë një strehë ku të fusin kokën.

Të gjithë i përjetojnë festat ndryshe.

Por atmosfera e dritave sjell pozitivitet edhe tek njerëzit më të zymtë.

Për fëmijët figura e Babagjyshit është shumë e shenjtë, pasi e konsiderojnë is plotësuesin e dëshirave të mëdha të tyre, me mjekër të bardhë si bora e  me thesin e mbushur me dhurata.

Disa mjaftohen me një fjalë të ëmbël e shumë të tjerë duan një dhuratë të shtrenjtë.

Të gjithë mund të kthehen në ‘Babagjysh’ në një moment të caktuar, pasi ne po të duam e kemi mundësinë të bejmë të lumtur një njeri që na do apo e duam shumë.

Një garfiti po bën xhiron e botës, që paraqet dy drerë duke fluturuar mes yjesh.

Por e veçanta e grafitit është se artisti ka zgjedhur që dy drerët të vizatohen para një stoli ku fle një i pastrehë në Birmingham.

Në stol kanë patur mundësi edhe të tjerë që të shkrepin foto në grafitin bardh e zi të shoqëruar me yje.

Zoti e bekoftë Birminghamin.

Ne e filmuam Ryan për 20 minuta, duke i dhënë një pije të nxehtë, dy çokollata dhe një çakmak, pa kërkuar kurrë asgjë”, ka shkruar artisti Bansky.

Deri tani videoja është parë nga rreth 3 milionë njerëz në të gjithë botën.

Foto në Birmingham

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi