Mesazhi i kryebashkiakut të Milanos: Mos nxitoni të zbrazni raftet e supermarketeve por shkoni ndihmoni të moshuarit

Mesazhi i kryebashkiakut të Milanos: Mos nxitoni të zbrazni raftet e supermarketeve por shkoni ndihmoni të moshuarit

"Në vend që të mendoni për të shkuar me nxitim në supermarkete për të rrëmbyer ushqime, përpiquni të harxhoni kohë duke u kujdesur për ata që janë më të dobët, të moshuarit tanë në veçanti që janë subjekt i rrezikut. Kjo është ajo që e bën një shoqëri të ndjeshme dhe të pjekur."

Me këto fjalë, kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, iu drejtua sot qytetarëve me një mesazh video në faqen e tij në Facebook, duke folur për psikozën që ka shpërthyer në qytet pas infektimeve prej koronavirusit, gjë që i bëri njerëzit të sulmojnë supermarketet.

Emergjenca e koronavirusit në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të konstatuar të infektuar ka shkuar mbi 230, 174 në Lombardi, 32 del Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte, tre në Lazio, kurse numri i atyre që kanë humbur betejën është rritur në gjashtë. 

Nga e shtuna në mbrëmje qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve. Për momentin nuk është e mundur të futesh apo dalësh në 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.


Lajmi kryesor:

Shënohet viktima e shtatë në Itali nga koronavirusi, 150 vdekje të reja në Kinë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit