Mesazhi i SHBA-së për të rinjtë shqiptarë: Ngrini zërin, ju jeni udhëheqësit e ardhshëm

Mesazhi i SHBA-së për të rinjtë shqiptarë: Ngrini zërin, ju jeni udhëheqësit e ardhshëm

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka inkurajuar herë pas herë të rinjtë shqiptarë në iniciativa dhe projekte të ndryshme për të nxitur dhe krijuar modele frymëzimi në një shoqëri që vijon që të jetë në tranzicion.

Së fundmi ishte projekti SpeakUP që përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë për të nxitur fjalimet publike dhe përfshirjen qytetare tek të rinjtë shqiptarë. Nxënësit drejtuan fushata të ndryshme të përqendruara në barazinë gjinore, mjedisin dhe medien sociale duke frymëzuar edhe bashkëmoshatarët e tyre për të sjellë ndryshim në shoqëri.

Ju nxis të gjithëve që të vazhdoni të gjeni zërin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, vazhdoni të sillni ndryshime pozitive në komunitetet tuaja dhe vazhdoni të merrni përgjegjësi kur të tjerët të mos ta bëjnë këtë.

Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, zëri i të cilit do të jetë një ditë përgjegjësia juaj”, tha Specialisti i Menaxhimit të Informacionit Roy Timberman gjatë fjalës së tij në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP në Këndin Amerikan në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eltoni: 21/07/2019 04:55

    Ju legena kur bajn rremuj thoni mos bani kur s bajn thoni Pse sbani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët