Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, se ne nuk mundemi! (FOTO)

Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, se ne nuk mundemi! (FOTO)

Foto nga mjekët e spitalit 'Nënë Tereza'

Mjekët janë më të rrezikuarit në këto ditë të vështira për popullin shqiptar dhe mbarë botën.

Ata heronj janë në ndihmë të të infektuarve nga COVID-19, edhe pse e dinë shumë mirë që ekziston një mundësi e madhe  që edhe ata të preken.

Mund të kenë ditë pa parë të dashurit e tyre në shtëpi, jetojnë çdo ditë me frikë, por shpresa në sytë e tyre është akoma e gjallë.

Postimi i një prej mjekeve në spitalin "Nënë Tereza", që tashmë është kthyer në karantinë jep shembullin e duhur se si mund të përballohet kjo situatë alarmante.

Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbrojnë jetën e tyre dhe të të dashurve që kanë në shtëpi duke mos lëvizur, të qëndrojnë të izoluar për pak kohë.

Gjithashtu kanë shtuar që mos t'i shikojnë aq çuditshëm sepse janë po të njëjtët vetëm me një veshje pak më ndryshe, për të mirën e tyre dhe të jetëve që kan në dorë.
 

Postimi i plotë

Per te gjithë ju qe na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë.

Jemi ne infermieret, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në sherbimin tuaj veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. 

Por ne jemi sërisht të njëjtet veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! 

Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim! 

Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision! 

Me mbeshtetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë !

Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektiv!

Ora 22:42
Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, ama ne nuk mundemi!
1/4
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ilir: 13/03/2020 23:12

      Më Përulësi dhe respekt ndaj Mjekëve, Infermierëve dhe të gjithë personelit Mbështetës të të gjithë Pavioneve Infektive në Shqipëri... Nuk jeni Vetëm! FALEMINDERIT! Një për Të Gjithë dhe Të Gjithë për Një !

      Përgjigju
    • Ilir: 13/03/2020 07:14

      Jeni vetem ne fillim. Zoti ju ruajte, ju dhente force!

      Përgjigju
    • Bobi: 13/03/2020 03:00

      Ore vend per 4 veta ka aty ata kan vetem 3 te shtruar me kaq behen heronj aty ne shqiperi

      Përgjigju
    • Bisha: 13/03/2020 02:58

      Mernintampona tu beni provat njerezve dhe mbyllini ne qytet !!!!!!!!!! se keshtu ne funksionon nuk na mbyllni dot ne shpi si burgaxhinj jepinj zgjidhje shpejt se do humbisni ju !!!!!

      Përgjigju
    • Timi: 12/03/2020 23:05

      Bravo qe Po rrezikoni veten per ne. Je I heronj. Sa per ate qe jeni te njejtet qe keni qene, me duket pergjithesim I guximshem. Respekte per ju.

      Përgjigju
    • Amir: 12/03/2020 22:54

      Kerkoini ndihme qeverise per spitale dhe shteter...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët