Mesdheu, as pandemia nuk i ndal sfidat ushtarake. Një video ku tregohet forca midis një avioni luftarak rus dhe një amerikan

Mesdheu, as pandemia nuk i ndal sfidat ushtarake. Një video ku tregohet forca midis një avioni luftarak rus dhe një amerikan

As edhe pandemia e koronavirusit nuk i ndalon erërat e luftës në Mesdhe. Fuqitë e vjetra dhe të reja vazhdojnë të sfidojnë njëri-tjetrin për të forcuar hapësirat e tyre të jetesës, me veprime që rrezikojnë të çojnë në përleshje të vërteta.

Episodi më i rëndë u raportua pesë ditë më parë, por vetëm tani një video ka dale në dritë dhe na lejon të kuptojmë rrezikun. Një avion luftarak rus dhe një aeroplan patrullimi amerikan, fluturojnë aq afër sa nuk preken. Distanca midis të dyve ishte e reduktuar në pak më shumë se shtatë metra: një manovër me rrezik të lartë, sepse forca e reaktorëve shkakton një valë shoku me efekte vdekjeprurëse.

‘Takimi i ngushtë’ u zhvillua në ujërat midis Qipros dhe Sirisë.

Sukhoi 35, më i fuqishmi avion nga përgjuesit rusë, për 42 minuta shqetësoi fluturimin e SHBA P-8 Poseidon, versionin amerikan të avionit detar Boeing 737, i cili u ngrit nga baza e Siconella Sigonella.

Veprimi më i fundit nuk ishte i vetmi mes avionëve në Mesdhe. Për javë të tëra ka pasur "duele" edhe midis avionëve turq dhe grekë.

Forcat e armatosura të presidentit turk Erdogan kryen një stërvitje të madhe të premten si për të demostruar fuqinë e tyre dhe aftësinë mes krizës libiane. Po atë ditë, disa herë avionër grek F-16 u ngritën me urgjencë në ajër nga bazat e Kretës për t'u përballur me avionët turq. Lojëra force ndërkohë kur e gjithë bota vuan nga epidemia nga koronavirusi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)