Mesdita sjell reshje intensive shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita nis me vranësira të dendura në zonat perëndimore, por intervale me kthjellime paraqiten zonat e ulëta dhe malore. Sipas MeteoAlb, mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin. Në zonat përgjatë shtrirjes lindore do kenë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë natës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes duke shënuar -1°C në verilindje po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përçarja e PD mes Berishës dhe Bashës, mendoni se garanton fitoren e PS në 6 bashkitë?



×

Lajmi i fundit

John

Alimehmeti për Report TV: Masat kufizuese nuk e ndalojnë përhapjen e Omicron! Doza e tretë nuk është e nevojshme për mbi 55-vjeçarët, fushata vaksinimit të bëhet përpara pikut të virozave