Mësimi online, Voshtina në Repolitix: Punë kolosale, e vërteta e zbritjes së pagës së mësuesve

Në një kohë kur mësimi online vijon të zhvillohet në bashkërendim të punës, mësues-prind-nxënës, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ajo që u bë me dije më herët kishte të bënte me prekjen e pagës së mësuesve. Lidhur me këtë lajm nëndrejtoresha e shkollës, ’’Edit'h Durman’’, Nevila Voshtina në një lidhje skype për Report Tv në emisionin Repolitix tha se mësimi online ka pasur rezultate të mira dhe se nga paga janë të prekur vetëm ata mësues që japin mësim larg vendbanimit të tyre.

"Në vazhdojmë mësimin online se ka stafe mësuesish të mrekullueshëm. Kemi pasur punë kolosole kontaktesh dhe deri tani ka shkuar shumë mirë. Në shkollën tonë janë fatmirësisht 100% aktiv, në marrje mësimi online që ka funksionuar në mënyrë perfekte. Për mësuesit që kanë punën në vende larg paguhen, ndërsa nga shtëpia nuk është prekur gjë, ndaj vetëm ata që udhëtojnë larg preken nga paga. Në këtë kohë nuk ka qenë e nevojshme udhëtimi në distancë, për të dhënë mësim, kështu që vetëm kjo kategori preket’’ tha ajo.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar listoi dy arsyet kur paga e arsimtarëve ka pësuar zbritje. Së pari është hequr pagesa e vështirësisë së largësisë. Duke qenë së mësimi është zhvilluar online, mësuesit prej datës 9 mars nuk kanë udhëtuar, prandaj nuk kanë përfituar transport, dhe nuk mund ta përfitojnë bën me dije Drejtoria e Arsimit. Së dyti ka pasur edhe një zbritje për shkak se orët e mësimit nuk janë zhvilluar të plotë. Nga periudha (10 deri 31 mars), njofton Drejtoria, ka pasur 4 ditë pushimi data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna.

Gjithashtu kanë qenë të ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte, e për pasojë nuk është realizuar ngarkesa mësimore. Për rrjedhojë, është reflektuar edhe në pagë, njofton drejtoria, por ajo është marrë në datë e caktuar. Ato pak persona që nuk u ka kaluar në llogarinë bankare, referuar burimeve zyrtare, është për shkak të procedurave në degët e thesarit dhe është në proces dhe parashikohet që çdo punonjës të marrë pagën e muajit mars.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason