Mbyllja e shkollave nga COVID-19/ Mësimi 'online' ul pagën e mësuesve në Shqipëri

Mbyllja e shkollave nga COVID-19/ Mësimi 'online' ul pagën e mësuesve në Shqipëri

Foto ilustruese

TIRANË- Mësimi online për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepin e mësuesve. Paga e arsimtarëve ka pësuar zbritje kjo për dy arsye, të cilat i ka listuar Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

 Së pari është hequr pagesa e vështirësisë së largësisë. Duke qenë së mësimi është zhvilluar online, mësuesit prej datës 9 mars nuk kanë udhëtuar, prandaj nuk kanë përfituar transport, dhe nuk mund ta përfitojnë bën me dije Drejtoria e Arsimit.  Së dyti ka pasur edhe një zbritje për shkak se orët e mësimit nuk janë zhvilluar të plotë. Nga periudha (10 deri 31 mars), njofton Drejtoria, ka pasur 4 ditë pushimi data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Gjithashtu kanë qenë të ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte, e për pasojë nuk është realizuar ngarkesa mësimore. Për rrjedhojë, është reflektuar edhe në pagë, njofton drejtoria, por ajo është marrë në datë e caktuar.

"E vetmja ndalesë në pagë është pagesa e vështirësisë së largësisë, e cila jepet për mësuesit që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe përfitojnë rimbursim për shpenzimet e transportit. Pas datës 9 mars ata nuk kanë udhëtuar, prandaj nuk kanë përfituar transport dhe nuk mund ta përfitojnë. Ndryshim ka pasur vetëm pagesa e orëve suplementare për periudhën 10 mars - 31 mars, pasi gjatë kësaj kohë mësimi është bërë nga shtëpia. Ndërkohë ngarkesat mësimore javore nuk janë zhvilluar të plota, pasi vetëm në këtë periudhë (10 deri 31 mars) kemi pasur 4 ditë pushim - nga të cilat dy kanë qenë festa zyrtare, data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Kemi pasur edhe dy ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte. Pra, në këto kushte kur një nga ditët e javës ka qenë pushim nuk ka si të realizohet ngarkesa mësimore përtej normës javore", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

 Ato pak persona që nuk u ka kaluar në llogarinë bankare, referuar burimeve zyrtare, është për shkak se për shkak të procedurave në degët e thesarit dhe është në proces dhe parashikohet që ditën e hënë çdo punonjës të marrë pagën e muajit mars.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prind: 06/04/2020 13:54

    Sa per pagesat e diteve te pushimit, nuk e di kush ka fol por ia ka fut kot. Faleminderit mesuesve per punen qe bejne, por asnje fjale nuk degjova per prinderit ne kete periudhe. E kuptoni sa deshtim eshte ky sistem mesimor online. Ju mesues qe folet me pare vertete mendoni qe pas nje videoi 3 min shpjegim + 5 foto ne whatsapp femijet kuptuan? dhe mendoni qe po jepen mesime bazike...........

    Përgjigju
  • Artan: 04/04/2020 23:57

    Festat paguhen edhe pse jane pushim per te gjithe punonjesit edhe nga privatet. Mospagimi i diteve te festave eshte shkelje e rende e ligjit dhe neperkembje e mesuesve. Per te premtet nuk eshte as faji dhe as deshira e mesuesve nese jane shpallur pushim. Pse i kane shpallur pushim?! Me cfare arsyetimi?! Per te mos paguar mesuesit? Nderkohe qe mesuesit jane tani ne pune gjithe diten nga mengjesi deri ne darke dhe ne te gjithe ditet e javes edhe te shtune e te diel sepse duke qene ne kontakte te vazhdueshme me nxenesit duhet te komunikojnene ne cdo kohe me ata dhe po ashtu duhet te korrigjojne ne shtepi te gjithe mesimet e nxenesve qe dikur e benin ne klase. Tani mesuesit kane nje ngarkese me te madhe se sa kur ishin ne klase. Eshte nje padrejtesi e madhe qe t'u mbahet rroga, nderkohe qe duhej t'u rritej. Se tani jane shpallur me te drejte mjeket heronj qe me pare i shanin, por heronj jane edhe mesuesit qe po mbajne me mesim ne distance te gjithe baren e shkolles.

    Përgjigju
    • Servete: 05/04/2020 21:04

      Ke shume te drejte punojme gjat gjith dites as te shtun e te diel skemi shum vestirw te shpjegosh matematik me wcap nejse sa keq me vjen pun jone svleresohet as paguhet kurre per sa japim por ke cte beh 100 femije ekselent ti kem kurr mesues si lej me u bere faleminderit per komentin dhe vlersimet qe ke shkruar

  • Prind: 04/04/2020 23:14

    TURP TURP TURP turp dhe faqja e zeze. Te shkretet mesues me ato mender rroga qe po punojne ore e pa ore e po paguajne internet e po rrine duke pershtatur cdo gje qe kishin planifikuar dhe ju u hiqni dhe ato te shkreta leke qe po u dalin syte per t'i fituar? Turp dhe faqja e zeze!

    Përgjigju
  • Prindi: 04/04/2020 20:37

    Po keto shkollat private ne durres me sa i paguajne mesuesit qe na i kerkojne leket 100% .. !!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 04/04/2020 19:47

    Po kur te hapen shkollat dhe tu thoni mesuesve qe ditet e humbura do ti zevendesoni te shtunat, a do tua paguani oret shtese te mesimit...???

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 04/04/2020 19:11

    Shume e drejte se mesuesat ne fakt po zhvillojne mesim me celularet dhe rimbushjet qe u ka rimbursuar shteti!! Uu pikaaaa!!! Po pse mo keshtu do mbushet arka e shtetit mo?!!

    Përgjigju
  • Latif: 04/04/2020 19:03

    Tju vi turp, ca eshte kjo llogjike klubi, muhabet tavoline, muhabet ke rradha e vajgurit dhe per ke??? Persa i perket shpenzimeve te transportit duhet ti paguani deri ne diten ne te cilen mbyllet shkollat. Ndersa per festat( apo pushimet qe beri Roma me vkm) eshte VKM 501 e 2001( ne mos gaboj te nr se per vitin jo, qe eshte ndryshuar vetem shtyhet apo nuk shtyhet per dite te hene nqs bie fundjave) qe e trajton shume mire se si paguhet, e si shtyhen. Kush qeka ky karafil moj Besa moj. Edhe ik laj koken kur del neper video se e ke gjith "lenyre".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive