Mësoni si të përgatisni në shtëpi dezinfektuesin e duarve

Mësoni si të përgatisni në shtëpi dezinfektuesin e duarve

Foto ilustruese

Në këto kohë shtë shumë e vështirë të gjendet një dezinfektues duarsh,por edhe nëse gjendet shitet më një çmim më të lartë.

Sipas "News1", Kjo ka ardhur nga alarmi për koronavirusin, i cili është shumë pranë nesh, ku së fundmi janë konfirmur dy raste në Maqedoni dhe Greqi.

Higjena personale është gjëja bazike për shëndetin tonë.

Në pamundësi për të gjetur dezinfektuesin e duarve, ju mund ta krijoni atë edhe vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi.

Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, por mund të përdorni dhe shiringa dhe produktet e mëposhtme:

Alkool për likerin, e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet

3% peroksid hidrogjeni, ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi

Glicerina, nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti.

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool.

Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni.

Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përzijeni mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Msën e xhelit të krijur mund ta fusni në shishe më të vogla dhe ta përdorni herë pas here.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)