Messit mund t’i ndalohet hyrja në Meksikë, politikanët meksikanë kërkojnë shpalljen e tij ‘non-grata’

Messit mund t’i ndalohet hyrja në Meksikë, politikanët meksikanë kërkojnë shpalljen e tij ‘non-grata’

Lionel Messi, flamuri Meksikës

Një politikan meksikan i ka bërë thirrje parlamentit të vendit që të shpallë zyrtarisht Lionel Messin ‘person non-grata’, pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku ylli argjentinas prek me këmbë fanellën me ngjyrat e flamurit meksikan.

Maria Clemente Garcia Moreno ka paraqitur një mocion për dënimin zyrtar të Messit pasi ai e kishte hedhur përtokë fanellën që kishte ndërruar me kapitenin e Meksikës Andreas Guardado në fund të humbjes 2-0 të Meksikës në fazën e grupeve.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.

Pamjet shkaktuar reagime tepër të mëdha, pasi kampioni meksikan i boksit, Canelo kërcënoi Messin, me argumentin se i kishte fyer ngjyrat e flamurit. Ndërsa persona të famshëm publikë i kanë dalë në mbrojtje futbollistit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë

VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë