Meta apel në ditën ndërkombëtare të PAK: Pandemia ka thelluar pabarazitë, qeveria të kujtojë detyrimet për trajtimin e tyre

Meta apel në ditën ndërkombëtare të PAK: Pandemia ka thelluar pabarazitë, qeveria të kujtojë detyrimet për trajtimin e tyre

Presidenti Ilir Meta

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti Ilir Meta teksa ka theksuar se pandemia ka thelluar pabarazitë ndaj tyre, ka bërë apel që të ketë më shumë ndërgjegjësim, për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike.

"Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit.

Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë", thotë Meta.

Presidenti i ka bërë thirrje qeverisë që të drejtat e tyre t'i shohë si pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

"Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë patur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër.

I bëj thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie.

Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut", shton Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale