Meta bëri thirrje për armatosje, por çfarë i ndodhi vendit në 1997 kur populli mori armët? (VIDEO)

Meta bëri thirrje për armatosje, por çfarë i ndodhi vendit në 1997 kur populli mori armët? (VIDEO)

Presidenti i vendit Ilir Meta sot, ashtu si Sali Berisha tre vite më parë bëri thirrje për armatosjen e popullit përballë situatës nëse qeveria do të kapë Gjykatën Kushtetuese. Por cfarë ndodhi kur populli u armatos në 1997, që është një nga pjesët më të errëta të historisë së Shqipërisë?

Ishte 1997 viti kur Shqipëria u lëkund nga lufta civile. Skemat piramidale, në të cilat u përfshi një pjesë e madhe e popullit shqiptar ranë, dhe mbi gjysma e GDP-së së Shqipërisë u zhduk brenda një nate. Protestat sollën me vete luftime në rrugë dhe plaçkitje. Në krye të listës ishin armët dhe depot e ushtrive.

 Më 2 mars 1997 Kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Protestat për rënien e skemave piramidale sollën rënien e shtetit shqiptar, ndërsa nga burgjet dolën mbi 5 mijë të dënuar. Nga hapja e depove të ushtrisë u morën mbi 650.000 armë luftarake, që sollën më pas edhe shumë viktima.

Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino. Por pyetja që i drejtohet Presidentit është nëse vërtetë mendon se armët janë zgjidhja?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armando: 16/11/2019 12:04

    Gazeten e dogjen njerez te familjes Dashi ngjitur me mur me ta. Perballe shkolles se kuqe. Sahanlepires te sali berishes. Spiune ordinere. Felliqesira

    Përgjigju
  • opioninion: 16/11/2019 09:58

    nuk ben dot ai meta kete se del te palara qe ka bere ai

    Përgjigju
  • Kujtim: 16/11/2019 08:02

    97 harroje o plere,kete radhe shqiptaret po u ngrihen do te te nxjerrin zvarre nga presidenca qe te vuri Ps dhe ty i ke dale kundra.

    Përgjigju
  • Beni: 16/11/2019 00:02

    Pse se arrestojne Ilir Meten per deklaraten qe ka bere nuk ka nevoje per akuze se ka akuzuar veten me deklaraten qe ka bere as imuniteti si president nuk mbron dot ka kaluar vijen e kuqe te ligjit babai i kombit nuk duhet te beje thirrje per lufte

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/11/2019 22:50

    Pjesa më e madhe e këtyre leshmorrave brekqelburgrisur janë në gështenja duke kullotur dimër e behar!

    Përgjigju
  • Muta: 15/11/2019 22:49

    Eshte e domosdoshme nderhyrja e U.S., ne te kundert e realizon me Berishen ne krah. Rama ka vec "fustane" perqark, ndersa keta te dy, kane edhe parate edhe bandat, keta prokurore qe bien ne kanale e keta bixnecmen Vip-a, jane ushtarete tyre....

    Përgjigju
    • Eni: 16/11/2019 15:50

      I ke gjet fiks fare ate punen e fustaneve. Hahahhah

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara