Meta dekretoi 13 tetorin/ Rama: Nul absolut! A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Zgjedhjet s'i vret dot

Meta dekretoi 13 tetorin/ Rama: Nul absolut! A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Zgjedhjet s'i vret dot

Pas shpalljes së datës së re për zgjedhjet lokale të 13 tetorit nga presidenti Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se e kishte paralajmëruar çmendurinë e dytë. Kreu i qeverisë shprehet se data e nxjerrë nga një filxhan imagjinar është nul absolut duke quajtur 30 qershorin si të vetmen datë zgjedhjesh. Kryeministri ironizon Metën dhe thotë se është në prag shkarkimi, por zgjedhjet nuk i vret dot. Më herë kryeministri Edi Rama e quajti presidentin e Republikës, drejtues të opozitës.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në rrjetet sociale
Reagimi i parë; Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike.

Reagimi i dytë; Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën

Reagimi i tretë; A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Dekreti i ri, Rama vijon ironinë: Meta e vendosi dy ditë para ditëlindjes së Doktorit që e ka si shpirt...

Rama vijon që të ironizojë Presidentin Meta pas dekretit të ri për zgjedhjet lokale, që caktoi datën 13 tetor. Kryeministri thotë se kreu i shtetit vendosi këtë datë, pasi është 2 ditë para ditëlindjes së Sali Berishës (lexo ketu).

"E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku" tha ai.

Ora 17:56
Dekreti i ri i Metës, Rama: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot

1561651028_1561565807edirama5.jpg
Pas vendimit të Presidentit për datë të re zgjedhjesh, kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook duke ironizuar dhe krahasuar Ilir Metën me Haxhi Qamilin. Megjithatë ai thotë se zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re."Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman" shkruan Rama.

Ora 15:20
Spiropali për 13 Tetorin: Ta pyesë dikush Qametën kush do t'i organizojë zgjedhjet

1560418021_spiropali.jpg

Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të 13 tetorit, si datë të re për zgjedhjet lokale. Spiropali injoron duke thënë se tashmë nuk ka kush t'i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit pasi institucionet zgjedhore e kanë thënë fjalën e tyre.

"Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!", shkruan Spiropali.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 23:59

    CMENDURI PRESIDENCIALE !!!

    Përgjigju
  • Ndriçim: 27/06/2019 23:08

    Po në se presidenti e çdekreton edhe datën 13 Tetor?!

    Përgjigju
  • Shqip: 27/06/2019 20:41

    Temen e semes kaq te vishtire e kane ta kuptojne ose jane k..fare shtet do te rend ligjor dhe qe te besh ligje duhet te jesh ne parlament jo ne rruge ..ose jane te cmendur Luli e bere balt fare ik me mire sa se vete po ja ben fushe me lule Rames ..ik ik ik Sa per Meten eshte akoma i fresket pergjimi i Priftit Kurse Mona kujton se harojne njerezit se si ua hidhte trastat me ryshfet bisnesmeve se per ate ishin pak

    Përgjigju
  • emigranti: 27/06/2019 16:10

    Presidenca ne panik te plote.Like hajduti, pokeri eshte loje e veshtire.Kur te merresh i pandehur do te shpetoje shurra pika-pika.E dime se trim je.

    Përgjigju
  • Populli: 27/06/2019 16:08

    Na rrofsh lesht o tropojan,me gjithesali qenin,sepse zgjedhjet do behen me 30Qershor sikur te vdesin te gjithe mbeshtetesit e saliALOK SHPELLARIT!

    Përgjigju
    • Tropojani: 27/06/2019 20:27

      Saliu ta kall

  • Zylyfi: 27/06/2019 15:49

    Z RAMA TI VAZHDO ME FILXHANIN E MONIKES SE LIKJA PO VENDOS PER REPUBLIKEN

    Përgjigju
    • Toger Titi: 27/06/2019 18:12

      Te vjen te vjen lali! I thone Edi Rama. Do rroni e do shikoni. Eshte mjeshter ne raport me nivelin tuaj i cili tejkalon injorancen. Saliu, Qametaj, Monistja, e sorrollop, jane praktikisht jashte loje. Dhuna ne 30 qershot do jete burg i garantuar. Nashi hapni veshet e degjoni deklaraten e dept. Shtetit US, e mos hani me m... as online askund!

  • Dardajani: 27/06/2019 15:43

    SKENDERBEU YT U RREZUA NGA KALI

    Përgjigju
  • Tropojani: 27/06/2019 15:36

    E moj Spiropali kur flet ti e gjen moj, po' ik moj se nuk te pyet kusht,apo je zedhensja e Skenderbeut ti, kush te doje te veje bast me mua me koficentin 25 se me date 30 qeshor nuk do kete zgjedhje,ai si mendo ndryshe te vij te lokali te afer medreses te vej bast a ok

    Përgjigju
  • lili: 27/06/2019 15:30

    POPULLI PRET DATEN 30 QERSHORIN

    Përgjigju
  • 111: 27/06/2019 15:25

    E lan per gadi 30 vite mbrapa vendin keto krye mafioz tani do ta vonojn perseri...Rama zgjedhjet me 30 qershor perndryshe s ke vot ma nga ana jon...

    Përgjigju
  • toni: 27/06/2019 15:24

    do i organizoj dash shehi te lokali i lagjes

    Përgjigju
    • Tironsi: 27/06/2019 15:45

      O djali sa per Dash Shehun nuk keni se cfar te fliteni ai ka qef pak rakine por nuk esht e keqja vendit, po' ju perkrahani pederastat legenat se nuk kane lene gje pa be,apo prisni tju vijne dhe te grate,se quani respekt, ato fletet e votimit per 30 qeshorin kan kushtuar 600 milioni leke dhe zgjedhje nuk do kete me date 30,mendojeni sikur keto leke ti kishte shpernda per njerezit ne nevoje

  • Chicago: 27/06/2019 15:20

    Zoti kryeminister mjafte leshove pe ke bere kompromist gjithe mone mjaft se eshte gjyna ai popull mer mendimin e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet