Meta dekoron 3 historianët: Trashëgiminë historike ta mbrojmë që të rinjtë të mos ikin, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen

Meta dekoron 3 historianët: Trashëgiminë historike ta mbrojmë që të rinjtë të mos ikin, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me tituj të lartë nderi tre historianët më në zë të Shqipërisë, Prof.Muin Çami, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Prof.As.Dr Bernard Zotaj.

Meta ka vlerësuar kontributin e tyre me studimet dhe hulumtimet e tyre veçanërisht sa i përket ndriçimit të epopesë së Luftë së Vlorës. Ndërkohë, ai ka zgjedhur që të përcjellë edhe një mesazh aktual.  

"Historianët kanë padyshim një meritë të jashtëzakonshme për përjetësimin e vlerave, heroizmit dhe sakrificave të pashembullta të popullit shqiptar në Luftën e Vlorës të vitit 1920, jo vetëm duke hedhur më shumë dritë mbi të vërtetat e patjetërsueshme të së kaluarës sonë të lavdishme, por edhe duke i ndihmuar brezat e rinj të ndërtojnë të ardhmen e tyre mbështetur në mesazhet frymëzuese që vijnë nga historia e kombit shqiptar.

Në vlerësim të kontributit të çmuar të dhënë në këtë drejtim, pata sot kënaqësinë të çmoj me tituj të lartë nderi tre historianët më në zë të Shqipërisë, Prof.Muin Çami, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Prof.As.Dr Bernard Zotaj, që me studimet dhe hulumtimet e tyre kanë lënë pas një trashëgimi tepër të vyer, veçanërisht sa i përket ndriçimit të epopesë së Luftë së Vlorës.

I kemi borxh Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike, kulturore, patriotike dhe atdhetare që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që të rinjtë tanë t’i duan e të ndihen krenarë për rrënjët e tyre dhe të mos e mendojnë kurrë braktisjen por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurtë", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pafillo nga trute: 01/09/2020 16:51

    Po vazhdove keshtu duke shperndare nga 100 dekorata ne dite do i besh bythe taksat e popullit me dokorata pafillo, pirdh o meta pirdh e bere gjithe popullin te dekoruar me medaljona si mamaronja.

    Përgjigju
  • eli: 01/09/2020 15:31

    Po qenke komplet kokrra e debilit or trap rob!Dekoron nga 100 veta ne dite.Tamam Don Kishoti.Kane faj edhe ata qe i pranojne dekoratat e tua se eshte turp qe tua japesh ti edhe pse ndoshta i meritojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!