Meta dekoron doktor Arben Rruginë me titullin 'Mjeshtër i Madh'

Meta dekoron doktor Arben Rruginë me titullin 'Mjeshtër i Madh'

Presidenti i Republikës dekoroi me titulli “Mjeshtër i madh” doktor Arben Rruginë, për vlera të larta profesionale e njerëzore në shërbim të shoqërisë.

Me një kontribut të vyer si obsteter- gjinekolog, drejtues i spitaleve të rëndësishme në Shqipëri, nismëtar dhe krijues i urave të bashkëpunimit me strukturat spitalore më të njohura në mbarë botën, për veprimtarinë e ndritshme në mjekësi dhe humanizmin, për vlerat e larta profesionale e njerëzore doktor Arben Rrugia është vlerësuar nga Presidenti i Republikës  me titullin “Mjeshtër i madh”, në prani të familjarëve dhe miqve.

 Me angazhimin e tij pranë Caritas Italia, me dhjetëra fëmijë janë dërguar për trajtim e ndërhyrje të specializuara jashtë vendit, e kjo në një kohë kur edhe shteti shqiptar ishte i pafuqishëm për ofrimin e ktij shërbimi, e ndërkaq më shumë se gjithçka flasin veprat për doktor Arbenin. Përgjatë ceremonisë së dekorimit, doktori falënderoi të afërmit dhe gjithë të pranishmit në ambientet e presidencës.

Doktori do të thyente traditën e deriatëhershme duke u krijuar një hapësirë tepër të rëndësishme mjekëve të rinj në spitale, ndërsa kontributi i tij shtrihet edhe në  shoqatat shkencore profesionale mjekësore, si president i Shoqatës Shqiptare te Riprodhimit Human dhe Andrologjisë dhe anëtar në shumë të tjera. Janë me qindra rastet e shërbimit humanitar e profesional të Arben Rrugës, që lartësojnë emrin dhe figurën e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Epidam Ylylysi: 07/07/2022 16:45

    Respekt Doktor Beni, e meriton plotesisht. Fjalepak dhe puneshume. cdo gje e arritur me shume mund, studim e sakrifica. Ku patjeter nje rol percaktues kane patur edhe prinderit dhe vellai i tij, te gjithe shume punetore dhe modeste. Bravo Kavaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera