Meta dekoron Kapedanin e Dukatit, Dervish Aliu

Meta dekoron Kapedanin e Dukatit, Dervish Aliu

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar së fundmi një figurë patriotike shqiptare të periudhës osmane. Urdhëri “Naim Frashëri”, i është dhënë Kapedanit të Dukatit, Dervish Aliu, në një ceremoni me pjesëmarrjen e pasardhësve të tij.

Motivacion është pjesëmarrja e tij aktive në qëndresën antiosmane në gjithë krahinën e jugut.

Dervish Aliu, i arsimuar në “Zosimenë” e Janinës, u kthye në Dukat për të mbajtur shtëpinë pas vrasjes së të atit. Dervishi i Dukatit, së bashku me Rrapo Hekalin dhe Tafil Buzin, udhëhoqën kryengritjet fshatare kundër reformës së Tanzimatit. Emri i tij gjendet dhe në një letër të krerëve të Besëlidhjes Shqiptare, 1847, ku i kërkohej ndihmë mbretit Oton të Greqisë. Kryengritja fshatare, e cila kishte përfshirë të gjithë trojet shqiptare kundër sistemit të ri të administrimit dhe taksimit të kërkuar nga Perandoria Osmane, u shtyp. Pas shpartallimit të forcave të kryengritësve, Dervish Aliu u arrestua dhe u burgos në kalanë e Gjirokastrës, duke u internuar më pas në Tersanë e Stambollit. Me ndërhyrjen e konsullit francez në Stamboll, Dervish Aliu lirohet dhe vjen me ndihmën e varkëtarëve himariotë në Karaburun.

Në dhjetor të vitit 1851, Dervish Aliu u thirr në Vlorë për një marrëveshje me Turqinë. Bejlerët turkomanë të Vlorës e helmuan pabesisht në kafene. Varri i tij sot është në qytetin bregdetar.

Sarajet e tij në fshatin Dukat të Vjetër, janë monument kulture, por pavarësisht kësaj, janë thuajse të rrënuara.

Sipas njoftimit të presidencës, familjarët shprehen të keqardhur dhe bëjnë apel për ndërhyrje, pasi kategorizimi si muze, nuk i lejon të bëjnë riparime private.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji