Meta dekreton 3 ligje për mjedisin e pyjet dhe kthen turizmin detar: Nuk është në shqip, certifikimi mos bëhet nga ministri, problem gjobat

Meta dekreton 3 ligje për mjedisin e pyjet dhe kthen turizmin detar: Nuk është në shqip, certifikimi mos bëhet nga ministri, problem gjobat

Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin për aktivitetet e turizmit detar. Por cilat janë arsyet e këtij vendimi? Kreu i shtetit rendit disa duke filluar nga; cenimin e Kushtetutës, parimin e veprimtarisë dhe lirisë ekonomike dhe të hierarkisë së akteve, krijon pasiguri juridike te subjektet, të cilave ky ligj u adresohet, nuk përcakton rregulla të qarta, kushte dhe kritere për ushtrimin e veprimtarive detare, apo për infrastrukturën e nevojshme që duhet të plotësojnë operatorët e këtyre lloj veprimtarish, përmban dispozita jo të plota dhe me referime të gabuara të brendshme dhe nuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile.

Ilir Meta shprehet se pavarësisht qëllimit që është përcaktimi i rregullave dhe i kritereve të veprimtarive të turizmit detar, llojet e mjeteve lundruese turistike, infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e tyre si edhe përcaktimin e përgjegjësive insitucionale për zhvillimin e këtyre veprimtarive ligji ka probleme që duhet të rregullohen nga Kuvendi.

Presidenti thotë se ligji përmban terma dhe fjalë që nuk janë në gjuhën shqipe duke bërë që sipas tij këto çështje të paraqesin probleme të një niveli kushtetues. "Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, në një ligj, pra në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, që përbën aktin zyrtar bazë pas ligjit themeltar të vendit: Kushtetutës, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejtë dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë.

Ky detyrim kushtetues kërkon që më së pari, qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë të jenë shumë të kujdesshëm përgjatë miratimit të ligjeve në mënyrë që t’i nënshtrohet rregullave të drejtshkrimit që mbështeten sa më gjerë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe" tha ai.

Për të ilustruar këtë gjë, Presidenti ngre disa pyetje për Kuvendin. "Cila ka qenë ideja e Kuvendit  mbi mënyrën e leximit në shqip të fjalës “surf”? Do të lexohet drejtpërdrejt sipas shqiptimit të shkronjave shqipe që përbëjnë këtë fjalë, apo në gjuhën angleze ku shqiptimi i kësaj fjale është “sërf”?  Po për fjalët e përdorura në ligj “windsurf” dhe “wakeboard”, të cilat kanë në përbërjen e tyre shkronjën “ë”, shkronjë kjo që nuk përfshihet në alfabetin e gjuhës shqipe, do të lexohen në gjuhën angleze “uindswrf” dhe “ueikbord”?".

Një tjetër argument i Presidentit është se ligji krijon dhe një gjendje të theksuar pasigurie ligjore për operatorët e veprimtarive të turizmit detar. Konkretisht? Ilir Meta kundërshton faktin që kriteret dhe procedura për certifikimin përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për turizmin. "Kjo gjendje pasigurie do t’i shoqërojë ata, sepse në çdo kohë rregullat mund të ndryshojnë, aq shpesh, duke rritur edhe rrezikun e trajtimit preferencial se cilët nga këta operatorë do të mbështeten mbi kriteret subjektive që qeveria herë pas here mund t’i ndryshojë, sipas vullnetit politik të kohës.

Ky lloj delegimi i pakufizuar dhe shmangia nga përcaktimi në këtë ligj i kritereve dhe procedurave të certifikimit, që lidhen direkt me të drejtën për të ushtruar veprimtarinë si operator i turizmit detar, krijon pasiguri juridike për ndryshimin e këtyre kritereve dhe procedurave sipas vullnetit politik të një ministri, duke sjellë implikime direkte ndaj lirisë së veprimtarisë ekonomike, të mbrojtur nga neni 11 i Kushtetutës. Është e qartë se përmes këtij ligji, Kuvendi i Shqipërisë ka hequr dorë nga ushtrimi i përgjegjësive të veta kushtetuese, pasi çdo parim, kusht dhe kriter që do të duhej ta përcaktonte me ligj, ia ka lënë në dorë qeverisë në mënyrë të pajustifikuar".

Një tjetër pikë e kontestuar janë gjobat. "Neni 24 i ligjit nr. 43/2020 që trajton kundravajtjet administrative dhe mënyrën se si masat administrative ndëshkimore do të aplikohen, bie ndesh me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, dhe paraqet problematikë dhe pasiguri të theksuar juridike. Për më tepër, procedura ligjore se si do të aplikohet një masë administrative e heqjes së lejes/licencës/certifikatës, nuk është parashikuar në këtë ligj" përfundon ai.

Ndërkohë që po sot, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje të miratuara nga shumica qeverisëse në parlament. Kreu i shtetit ka dekretuar ligjet për lejet e mjedisit, mbrojtjen e mjedisit dhe për pyjet. Ligji për lejet dhe mbrojtjen e mjedisit synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit.

Ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit “C”, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

Ndërkohë që ligji për pyjet, sipas Presidentit sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian. "Forcimi në terma të qartë në ligj, duke filluar nga dispozita e qëllimit të ligjit, të nevojës për mbrojtjen e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, është për t`u vlerësuar" thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.

Kreu i shtetit tha mbrëmjen e djeshme se duke filluar nga dita e sotme do të shikojmë një President tjetër më institucional, pa sqaruar konkretisht qëndrimin.

(Kliko ketu per te lexuar arsyetimin per kthimin e ligjit per aktivitetet e turizmit detar)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në Champions League (VIDEO)

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në Champions League (VIDEO)