Meta 'del' nga Presidenca dhe zbret në shesh: Në 8 Dhjetor lëvizje të re! Rikthej referendumin dhe më pas iki nga politika

TIRANE - Ilir Meta do të largohet nga politika në momentin që popullit shqiptar do i rikthehet e drejta për të vendosur me referendum për çështjet kombëtare, por edhe lokale. Kreu i shtetit në një deklaratë nga Presidenca mbrëmjen e sotme u shpreh se 21 vite më parë u vendos në kushtetutë që populli ka të drejtë që të vendosë me referendum, por ai akuzoi se klasa politike, ku edhe ai ka qenë edhe është pjesë prej 30 viteve, ua ka mohuar qëllimisht shqiptarëve ligjin për këtë të drejtë.  Koha e partive përfundoi, dhe tani do të nisë epoka e referendumit, vijoi më tej ai duke theksuar se lëvizja për të arritur qëllimin do të nisë më 8 dhjetor.

Meta u shpreh se në 8 dhjetor do të pranojë në shesh cilindo person që do të vijë, por me një kusht, të kenë me vete flamurin kombëtar dhe jo atë të partive. Ai paralajmëroi rezistencë të fortë se nuk do të largohet nga sheshi deri kur parlamenti me 'dele deputetët' sikur i cilësoi ai të miratojë ligjin për referendumet. Presidenti sqaroi se kjo nuk do të thotë se do të kemi një tjetër 'çadër' si ajo e opozitës në 2017, por lëvizja do të zhvendoset në cdo qytet të vendit. Ai kërkoi që edhe shqiptarët të bashkohen në rezistencën që ai do të nisë dhe jo t'ia mbathin nga sytë këmbët.

Dje PS-ja mori në konsideratë një nismë për ndryshimet ligjore për të rishikuar betimin në Presidencë të anëtarëve të SPAK-ut pas ngërçit me Kushtetuesen, por Meta sonte iu përgjigj duke thënë se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përms referendumit. Cështje të tjera që mund të shtrohen sipas tij janë edhe reforma zgjedhore, ngërçi i fundit kushtetues, por edhe cështje lokale si HEC-i në Vjosë.

Pretendimi i Presidentit Ilir Meta se në Shqipëri nuk mund të zhvillohet referendum për mungesën e një ligji nuk është i vërtetë. Referendumi në Shqipëri është plotësisht i realizueshëm. Rasti i fundit ka qenë në vitin 2013, kur është organizuar referendumi kundër ligjit për importin e mbetjeve, që nuk u realizua vetëm pse qeveria ndërkohë i kishte shfuqizuar nenet e kundërshtuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Meta: Kur të rikthej referendumin do të largohem nga politika dhe do iki për rafting

Presidenti Ilir Meta u shpreh se në 8 dhjetor fillon një lëvizje e re, një Dhjetor i dytë që nuk do të përfundojë deri kur populli të fitojë të drejtën për të vendosur me referendum. Në momentin që do të arrijë këtë qëllim, që Meta tha se e ka mision, do të largohet nga politika.

"Po kthehem aty ku është kryefjala e aktivitetit tim si president i republikës deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë, përmes një dhjetori të dytë të demokracisë së drejtpërdrejt, referendumit. Populli në kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur në kushtetutë, referendumin në nenin 150. Pse në republikën e Shqipërisë edhe pse populli vendosi me referendum nuk kemi asnjë referendum, pasi politika e ka bllokuar qëllimisht, sikur e ka urdhëruar kushtetuta. Ndaj edhe unë si President kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për të gjetur rrugën e dialogut dhe kësaj loje kukafshehti që po tmerron shqiptarët.

Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki deri kur të kthejmë të drejtën për referendum, që të detyrojmë parlamentin të zbatojë këtë detyrim. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë, pasi kjo klasë politike është e pashpresë, prandaj duhet ushtruar demokracia e drejtpërdrejt. Kështu që kjo është e vetmja rrugë demokratike që shpëton Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë me shqiptarë, se Shqipëri pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Referendum për cdo gjë. Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve. Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos ikë nga sytë këmbët, të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit t'ia kursejmë këtë tallje. Tani zgjidhja është vetëm referendumi nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat te askush. Cdo gjë tjetër është të humbisni kohë dhe që vendi bie në greminë.

Kjo nuk do të thotë se mitingu i 8 dhjetorit do të jetë pa mbarim dhe do të vazhdojë një javë. Kjo do të thotë se në të gjitha sheshet e Shqipërisë kudo do të komunikojmë me popullin. Nga sot Presidenti është palë me popullin dhe referendumin dhe do të bëjë çdo gjë derisa populli të marrë në dorë fatin e tij përmes referendumi në mënyrë që populli shqiptar të mos mbetet më në mëshirën e partive dhe të mos jetë më viktimë e lojërave të partive. Përkundrazi, të jenë partitë nën presionin e popullit shqiptar dhe ti nënshtrohen  vullnetit të popullit shqiptar" tha ai.

Ora 19:12
Meta: Referendum nëse duan të më heqin kompetencat

Dje PS-ja mori në konsideratë një nismë për ndryshimet ligjore për të rishikuar betimin në Presidencë të anëtarëve të SPAK-ut pas ngërçit me Kushtetuesen, por Meta sonte iu përgjigj duke thënë se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përms referendumit. Cështje të tjera që mund të shtrohen sipas tij janë edhe reforma zgjedhore, ngërçi i fundit kushtetues, por edhe cështje lokale si HEC-i në Vjosë.

"Partitë dështuan. Shikoni dele parlamentin nuk mund të vijohet më kështu. Nuk mund të jetë sistem demokrat. Shqipëria po shkon tatëpjetë. Do i japim mundësi popullit të bëjë zgjidhjet dhe do të ndajë cështjet që do të hidhen në referendum me votë. Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët. Populli të shprehet nëse deputetët të zgjidhen nga populli apo partitë, presidenti të zgjidhet nga parlamenti apo të zgjidhet  nga populli, që t'u thotë skam detyrim ndaj askujt. Zgjidhje për situatën aktuale, një debat për Kushtetuesen, hajde të shkojmë në popull në referendum.

Kushtetuta thotë se një ligj i vecantë mund të shtrohet në referendum. Ata thonë se kanë rezolutën dhe nuk njohin betimin te Presidenti për anëtarin e Kushtueses. Të shkojmë në popull, jeni me rezolutën e Kuvendit apo dekretin e Presidentit? Ata thonë se presidenti po pengon ndryshimet në drejtësi, referendum për heqjen e kompetencave të presidentit, propozojeni dhe hajde dalim në referendum. Jo vetëm për ceshtje të tilla, por edhe lokale, duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Le të votojnë njerëzit Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve, por edhe penguar" tha ai.

Ora 19:12
Akuzat e reja për shkarkimin e tij për ratin Xhaferllari? Meta: S'jam i shqetësuar nga dele deputetët

Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri e pyeti Presidentin se cili është qëndrimi i tij për shkresën e re të PS-së drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, ku shton edhe akuzat për ngërçin në Kushtetuese në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit. Meta fyeu deputetët duke i cilësuar dele dhe se i ka duruar shumë.

"Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur, me dele deputetët presidenti nuk ka asnjë shqetësim i ka respektuar më shumë sesa duhet. Në 8 dhjetor të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë me flamur partie. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq! Edhe të gjithë atje në 8 dhjetor, në orën 12:00" tha ai.

Ora 19:08
Meta: Koha e partive përfundoi, do nisë epoka e Referendumit, më 8 dhjetor zbuloj pyetjen

"Epoka e partive përfundoi, do të nisë epoka e Referendumit". Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në prononcimin e tij për mediat. Ai tha se në datën 8 dhjetor do të zbulojë se cila do të jetë pyetja në referendum. Kreu i shtetit tha se e gjitha kjo nuk bëhet vetëm për situatën konkrete, por për t'i dhënë popullit një të drejtë që sipas tij kjo klasë politike ua ka mohuar popullit deri më tani. Për Metën referendumi do t'i japë fund të gjitha çështjeve që kanë ngjallur debat mes palëve politike dhe që në fund do të jetë populli që do të thotë fjalën e tij!

"Unë u bëra të qartë që me 8 dhjetor do të fillojnë një lëvizje e dytë dhe nuk do të përfundoj deri sa të ketë të drejtën për referendum, që kjo klasë politke ka përfunduar. Nuk do të thotë që do të jetë pambarim, do të vazhdojë një javë, por në javët në vijim do të jetë në takim me popullin.

Do të bëjmë gjithçka dri sa të marrim referendumit, që populli të mos jetë më lodër e partive politike. Nëse do të bëjnë një ligj që cenon interesat publike, populli shqiptar do t'i përgjigjet me referendum. Në datën 8 dhjetor do të japë një platformë të qartë, epoka e partive përfundoi. Nuk mund të bashkohen për interesin publik apo interesin kombëtar. Shqipëria të hyjë në epokën e referendumit, kjo klasë politike dështoi të qeverisin vendin", tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 27/11/2019 21:24

    Ne p... te semes shkofsh

    Përgjigju
  • spak se shpejti: 26/11/2019 12:16

    ku te shkosh o k burr , duhet te japesh llogari per gjithe matrapazlleqet the krimet nda popullit e vendit qe ka bere ne vite bashke me rrruspijet e tua

    Përgjigju
    • O tej: 27/11/2019 21:26

      Do shkoj ne pufh te Munikes

  • sokol: 26/11/2019 12:09

    ke te drejte po ti ku ke qene deri tani apo ishe duke regulluar femijte politikane si ty i duhen ketij populli se kete mendje ka sipas kokes i eshte vene dhe festja aman ti mos ik se cpate per te vjedhur vodhe Ai qe do vij pas teje do e filloj nga e para

    Përgjigju
  • wdi: 26/11/2019 01:35

    Po ku do ikesh trimi i maleve Mic Sokoli A do fshihesh ne maket e dragobise ,or do shkosh andej nga Spaci per te trenbur Laraskat . Kush eshte ai Shqipetar qe te do e degjon ty Mixha i Partise Komuniste Dihet se nga vjen e kush je ,por ate i ndyre je sa kerkon qe te shpetosh koken ,dhe me preteks se dashuron Kombin e Popullin Degjo te gjithe bejme gabime ,Por ato qe ke bere ti jane aq te renda dhe ofensive ,sa me ate Rurrat e Shpirt Qeni i zgjebosur ,don ti futesh Shqipetaret sic mendon ne lufte me njeri tjerin njelloj si Plaku Dobic Berisha , Ai Popull ka bere aq per ju si fillestare gjoja per demokraci ,Vollet Vrate ,Mashtruat dhe i Denigruat ,dhe prape te pa fajshmit Shqipetare Burra e Gra edhe pse kaluan nje jete te tmershme ne gati 50 vite ,kur erdhet ju nje bande Kriminelesh Hajdutesh ,jo mbyllen syte ,Por kerkonin Shprese Jete Liri e vdemocracy ,dhe ju votuan pa bere asnje veting dhe pa cmim ,ju i mashtruat me thase mielli ato familje qe prisnin Drite nga Horrat dhe Kopilet e Komunizmit. Te gjithe ju qe u bete bashke me emra te cuditshen P.D.me Slogan per Democracy me L.S.I Komuniste nje kllonim i cuditshem ,kurre ska ndodhur ne historine Boterore , Sot asnje Pendese dhe keqardhje Shqipetareve ,qe nuk e merituan ate mashtrim dhe trajtim qe i bete ju Docat e Komunizmit . Nga praktika e jetes time Shqipetaret , ishin Burra Gra te tradites familjare dhe besnike Cfare donin ca Drite Jete dhe te jetonin jo me me skamje . Ju Docat e Komunizmit i Perlate gjithcka ,dhe sot sulmoni te tjeret Let te shohim SPAK kush do e kaloje Shqipetaret pa shtepi dhe jete apo ti Xhuxh PIS I DHIER . Shko ne mut te asaj rrace te felliqur tere jeten Spiunat e Komunizmit Ku do shkosh ,Nuk e percakton ti trimi i vetevrare si Alente i Kilit Do te dergojne atje ku sdo keshe fuqi te hashe dhe kaken tende Ndyresire .

    Përgjigju
  • pepino: 26/11/2019 01:10

    NE shyqyr qe te kapem,,,nuk ke ku te shkosh o gomar I cepanit,….ta rregullon Rama ty tani,,,,,perpara,perpara,,,..

    Përgjigju
  • fshesari i kombinatit: 26/11/2019 00:41

    Jam dakort me mendimin e studentit,,ne 8 dhjetor meta ben vetvrasje,,ose hidhet me koke nga tarraca e presidences,,,kush do bast te kontaktoje me gazeten shqiptarja...

    Përgjigju
  • Arben: 25/11/2019 23:12

    Pse je bere kaq rob zoti tani qe po trokasin prangat?

    Përgjigju
  • Tifozi Rama ik: 25/11/2019 23:01

    EC PERPARA PLAKO POPULLI TE MBESHTET KASOLLJA BUNKER 5miljon euroE RAMES DO TE RREZOHET

    Përgjigju
  • Burg: 25/11/2019 22:47

    Burg o semundje e keqe e vendit!

    Përgjigju
  • Artan: 25/11/2019 22:27

    Ore qe do ikesh do ikesh,ne burg,,,,po pse te na vonosh me cic-mice....

    Përgjigju
  • Udha mbare: 25/11/2019 22:21

    Ik ne skrapar o lepur me pushtet se ktej do ti heqin breket neper sheshe

    Përgjigju
  • Populli: 25/11/2019 20:59

    Si do ikesh nga politika si Aljente! Hej zot ishalla se do qerohet nje here e mire Shqiperia nga kanceri me emrin Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Amarildo: 25/11/2019 20:10

    JA dhe hajduti i cepanit,,,flet ne emer te popullit,,gjoja i ha barku per popullin,,,po ta doje popullin ti ilir bashke me sali, dhe bandat e juaja nuk e vidhnit dhe e vrisnit,,populli ju ka mallkuar ne shtate breza,,si qeni ne burg do vdisni...

    Përgjigju
  • Hajdar: 25/11/2019 20:10

    U komentua o hajdar aga.

    Përgjigju
  • Plehu ilir: 25/11/2019 20:09

    O Ilir Meta e ke mar me shum vrull e ktë vrull e ke nga frika që po të lemetit e stë zë gjumi. Ty ska ZOT që të shpëton nga burgu ti ktë e ke kuptuar 100% prandaj dhe ke humbur " DASHURIN " E QETËSIN.Por djersa e gjaku i popullit të zën syt është e pa shmangshme kjo gjë për çdo qelbësirë. Paç këmbën e mbar i tërheqsh të gjith qelbësirat mbas vetes.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/11/2019 20:06

    E kush k... të beson më o i qmendur...???

    Përgjigju
  • Endei: 25/11/2019 20:06

    Ty te pret burgu mer legen va do largohesh ti nga politika

    Përgjigju
  • studenti: 25/11/2019 20:06

    Njerez mbani frymen se ne 8 dhjetor Meta do vrase veten.

    Përgjigju
  • drejtesia: 25/11/2019 19:59

    Skandal ta mendosh me kete njeri... Ky flet sikur nuk ka qene ky ne politike qe ka marr ato vendime te ndyra por dikush tjeter dhe ky ka qene gjithmone njeriu qe ka luftuar me mullinjte e eres ... ashtu sic flet edhe e shoqja e tij ... si e ema e Zeqos ne maje te thanes... Keto kane degraduar nga mendte... ne fakt ato te degraduar kane qene po nuk e kemi vene re ne... dhe kjo eshte fatkeqesi e nje populli qe kthehet ne mercenar te partive politike duke shkaterruar veten ... ashtu sic ishin mercenaret e partise shtepiake te Metes ... nje lukuni ujqish ,, bandite dhe batakcinj, imoral dhe derdimene te pashoq ... qe ky serish po i therret nen arme per tu kthyer tek vendi i krimit ... ashtu sic ben cdo kriminel qe kthehet ne vendin e krimit ... duhet te tkhehesh bashke me Berishen pas 30 vitesh tek ai shesh ku ju sebashku filluat krimin e vrasjes, plackitjes dhe rrenimit te Shqiptareve ne 30 vjet , duke u tallur me to , sepse nga ju vinit nga nivele medioker shpirterore dhe intelektuale .. imagjino edhe pas 30 vitesh flisni per zakone mali dhe malesor... ju jeni peng iinjorances suaj ... po pse duhet te vuanin Shqiptaret e shkrete me keto nivele bastarde si ju ... ke vetem nje rruge... largohu sa me pare dhe dorezoju drejtesise duke u bere bashkepunetor i drejtesise per te nxjerre te gjithe krimet e shqterrimti dhe grabitjes masive te ketij populli ... ku ti ke qene autor i pare dhe bashkepunetor ...

    Përgjigju
  • Free: 25/11/2019 19:48

    Tani qe e mbushe kupen dke ku te ikesh like..... nja 20 vjet i ke ne qafe po duhet te biesh pak ne peshe njellej sikur erdhe qe te vareshin pantallonat.

    Përgjigju
  • redi: 25/11/2019 19:45

    Deklarata e Metes se kjo klase politike qellimet misht ka larguar sovranin popull nga vendimarrja eshte e sajte dhe e vertete .Po ju zoti Meta ,qe keni qe nga student i 91 deri sot profesion vetem politiken dhe keni kaluar ne krye te cdo posti kryesir deri president qe heni sit,cfar pergjeghesie mbani . Ju te gjithe si politikan e keni mbyllur mision tuaj dhe Shqiperia ja neveritshem j oer nje elite te re me shqiptare, me europiane ,me e afte dhe me e ndershme . Shqiperua nga sit duhet qe vendimarrjen per peibleme kryesire te shoreh me Referendume se deputetet marrin vitat dhe nuk e njohin popullin per jater vjet. Nuk ja qeveri shqiptare qe programin qe deklarin oara zgj dhesve ta vej ne veprim por e ndryshojne sipas oreksit te tyre . Vetem drejtesia do kthej Shqiperine europiane te vj dhur dhe te perdhunuar nga politikanet e te gjak tha ngjyrave. Mjaft

    Përgjigju
  • ERP: 25/11/2019 19:08

    Hajdut po te vjen dita te shkosh pas hekurave, dashte Zoti. Nuk eshte budalla ky popull te te vije mbrapa per te shpetuar ty mor hajdut i felliqur

    Përgjigju
    • Patrioti USA.: 26/11/2019 02:20

      Cesht ky sharlatan president, qe del nga funksjoni i presdentit dhe kerkon tu imponoje shqiptareve, referendum ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten. Skemi pare edegjuar nonje president neper bote, te dale ne protesta te ketilla. Cojen e viziton same pere se, na diskreditoi ne syt e botes ky kameleon. Para dy vjetesh ishte kryetar parlamenti dhe si ndihej zeri nese kishte shkelje lushtetuse nga qeveria Berisha, apo parlamenti shqiptar, tani qe po i rezikohet karkoja kerkon te shpike modele qe si takojne me ligj. SHqiptaret duhet ta bojkotojne kete te mare, qe ashtu si Berisha, kerkojne trazira, armatosje te qytetareve, gjak, revolucjon e dhune, qe ti zgjatin jetn priviligjeve dhe pasuris qe kane vene vet dhe famijaret e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale