Protesta e 6 dhjetorit, Berisha mund të mbetet vetëm? Meta ende pa përgjigje, edhe pas 30 minutash takim aleatin në selinë blu! Mediu: Duhen pyetur partnerët

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha mund të mbetet vetëm? Meta ende pa përgjigje, edhe pas 30 minutash takim aleatin në selinë blu! Mediu: Duhen pyetur partnerët

Makina e kreut të PL, Ilir Meta në selinë e PD

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka shkuar sërish ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë e PD-së, ku kanë zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth 30 minuta. Ndryshe nga takimet e tjera, kësaj radhe Meta nuk preferuar që të mbajë një deklaratë për mediat, por vetëm ka dhënë një përgjigje të shkurtër gazetarëve. I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit Meta u përgjigj "Gjithmonë në protestë kemi qenë".

Ndërsa në zbardhjen që Sali Berisha bën për takimin me Metën, nuk përmend në asnjë moment protestën e 6 dhjetorit. Berisha shkruan se u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Teksa Berisha kërkon të mbajë protestë ditën që në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët europianë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, kreu i Partisë së Lirisë është treguar disi më i diferencuar pasi ende nuk ka mbajtur një qëndrim mbi këtë çështje. Madje sot Meta, dhe një përgjigje të shkurtër, pa e lënë të kuptohet qartë nëse do e mbështesë Berishën në këtë protestë.

Ndërkohë sa i përket protestës së kaluar të 12 nëntorit, Meta ka qenë ndër të parët që ka rënë dakord për organizimin e saj, madje edhe në çdo dalje publike e ka vënë theksin tek protesta duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

Meta shoqërohej nga nënkryetari i partisë, Petrit Vasili ndërsa një fokus në bisedime kanë marrë edhe zgjedhjet vendore si edhe procesi i Primareve, ku deri më tani në garë nga Partia e Lirisë është futur vetëm Lefter Maliqi për bashkinë e Beratit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
‘Askush nuk më pyeti’, Mediu ‘rrëzon’ Berishën: Nuk do të jem te protesta e 6 dhjetorit, ta konsultojë para me të huajt

1669040856_finalprojekt.00064914.Still001.jpg

Edhe pse ka disa ditë që ka shpallur vendimin që më 6 dhjetor, ditën kur do të vijnë në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian, do të zhvillojë një protestë me pretendimin se ‘Evropa duhet të shohë shqiptarët’, Sali Berisha ende nuk ka marre asnjë mbështetje nga aleatët e tij për këtë ‘aventurë’. 

Madje Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republike, është bërë i pari që ka shprehur mosdakordësinë e tij në lidhje me këtë. Në një intervistë dhënë për median deklaroi hapur se nuk do jetë pjesë në protestën që do të zhvilloj Parta Demokratike në 6 dhjetor, duke thënë së nuk i ka kërkuar askush mendim. Mediu u shpreh se ditën që do të zhvillohet protesta PD ai do të jetë i pranishëm në një takim të rëndësishëm për Internacionalen Demokratike.

Edhe pse e ka dhënë arsyen e mosprezencës së tij në protestë, sërish nuk ka ngurruar të shpreh mendimin e tij lidhur me organizimin e protestës. Protesta e opozitës do të zhvillohet në Tiranë në të njëjtën ditë që do të zhvillohet samiti BE-Ballkan Perëndimor dhe ky fakt, sipas kryetarit të Partisë Republikane duhet t’a vendos opozitën përpara një përgjegjësie të madhe. Mediu është i mendimit se data e protestës së PD duhet të shqyrtohet me kujdes pasi mund të krijojë hapësira për keqinterpretime. 

“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës.”, ka thënë Mediu

Gjithashtu, përveç faktit që ka reagur për protestën dhe vendimet që janë marrë, ai është i mendimit se PD duhet të konsultohet me partnerët dhe partitë simotra si Partitë Popullore Europiane, kjo sepse do t’a ndihmojë Pd të ketë avantazh. 

“Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar.”, është shprehur Mediu.

Ora 16:22
Berisha zbardh takimin me Metën: Po koordinohemi të mbrojmë qytetarët nga regjimi Edi Ramës

Sali Berisha ka zbardh takimin me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Metën. Në një njoftim të shkurtër për mediat, Berisha thotë se u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Po ashtu është diskutuar për bashkëpunimin elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi

‘Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.’- shkruan Berisha.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë