Meta: Do të jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën

Meta: Do të jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta

TIRANE-Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 Tetorit do të shprehet se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit shkeli Kushtetutën.

Patjetër, nëse Venecia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq.

Të thotë Venecia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës! Sa herë ka thënë Gjykata Kushtetuese që ka pasur ligje të parlamentit apo vendime qeverie në shkelje kushtetuese dhe s’ka ndodhur asgjë” tha Meta në një intervistë për Syrin.

Komisioni i Venecias në fillim të javës ishte në Shqipëri ku zhvilloi një vizitë dy ditore dhe takoi drejtuesit e institucioneve më të larta në vend për t'u njohur me opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje.

Ndërkohë që në momentin e largimit nga Tirana, ekspertët deklaruan se e kanë krijuar idenë dhe se në datë 11 Tetor do të japin opinionin e tyre lidhur me kërkesën që dërgoi Komisioni Hetimor për këtë cështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliente: 14/09/2019 23:26

    Nje here the jam Aljente, pastaj Mic Sokoli, Avni Rustemi tani thua do japesh doreheqjen, po ti qenke nje kokerr legeni qe u bere gaz i botes si lyrash para gjithe Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Papi: 14/09/2019 16:27

    Ti shpreso qe venecia te thote se ke shkelur sepse ne te kunderten nuk te pret dorheqja por burgu Dhe nuk jane e bjejta gje

    Përgjigju
  • O tej: 14/09/2019 16:19

    Shko bej shurren e vra veten

    Përgjigju
  • kokeboshi: 14/09/2019 14:31

    Fiks fare vetem ne ate pjese te kokes Liro ti e ke bosh,pak eshte mos u merzit ndoshta e mbush kur te vesh ne burg o langaraq njeri debil.

    Përgjigju
  • avni rustemi: 14/09/2019 14:28

    Ju zoti "President" nuk je as politikan as ndojne emer tjeter do ikesh si plaku mere e ke vendin ne rec ku eshte ngritur me financimet e BE dhe disa te tjere si puna jote se e ngjyer dore ku ke mundur vetem ku ishin mjetet monetare je si Ali Baba me 40 Hajdut ti je 1 shi me radhe do ikesh nga ai vend me bisht nen shalle do te mbaje historia per te " mirat" qe ke bere ti dhe kate politikan qe ka shqiperia jeni te pa fytyre dhe pa moral e keni rrjepur dhe vjedhur sa c ka keni dashur 30 vjet demokraci asgje te mire per kete vend vila ne c do ane me para te pista dhe te koruptuara do ti ktheni te tera me mire vone se kurre

    Përgjigju
  • Arberi: 14/09/2019 13:54

    Ky matuf tradhëtar tërë kohën ka thënë se nuk ka hapje negociatash me EU , dhe e derfoi lulushen në greqi që të bëjë pazare me grekun për faljen e detit dhe tani fler për dorëheqje...dhe meshpres drejt e në qeli...!!!

    Përgjigju
  • hello: 14/09/2019 11:53

    po normal se do shkarkohesh

    Përgjigju
  • jani qirjaqi: 14/09/2019 10:48

    Presidenti Ilir Meta Politikan i pergjegjshem,nje burre shteti i vertete.Komisioni i Venecias nuk ka si ta quaj jo kushtetus dekretimin e 13 tetorit.E drejta eshte me presidentin Te gjitha shkeljet e kushtetutes dhe ligjit kane nje autore EDI RAMA,por qe nuk e njeh pergjegjesine dhe aw me pak doreheqjn

    Përgjigju
    • Drejtësia po vjen: 14/09/2019 13:31

      O janqiri ikën ato kohë kur politika shqiptare komandohej nga fqinjët morracak.Ky ësht ATDHEU I SULIOTËVE e shum heronjve të tjer që fqinjët krenohen se i kan.Por ky vend quhet ARBËRI.to ξερις.GRANDE ALBANIA

  • pa Moral s'exziston Shtet: 14/09/2019 09:39

    Ky maskara 24-karash , duhet te kishte dhene doreheqjen ga Politika , fill pas Zhvatjes se Thesarit te Shtetit Politikanet pa Moral , qe nuk duan me njoh ate cdo te thote Moral Njerezor , jane krimiele ,hajna,intrigante,mashtrues te pafytyre , dhe jane per Politiken (larg cdo Figure Politikani te vertete) thjeshte Grupe Interesi , te cilet duke perfituar nga agonia dhe naiviteti i shoqerise , i lejojne vetes gjithecka e ate Shtet , jovetem ta vjeedhin ee cdo cep e vryme te tij , por ti zhveshin edhe breket dhe qisin rrugeve me e shit ke te Huajt . Nji popull qe sdo te dij cdo te thote Moral , e peson keq ne jete

    Përgjigju
    • al ta: 14/09/2019 12:25

      jam dakort me ty sic esht dakort shumica e shqiptareve per kete maskara qe duhet te zhduket nga institucioni qe mban dhe te futet ne burg se mjaft dhimbje e shkaterrim i ka dhene vendit.duhet me pa tjeter qe ti sekuestrohet pasurija jo vetem ketij por gjith politikaneve ...duhet veting po jo vetem shkarkim sic po behet me gjyqtaret e prokuroret po dhe sekuestrim te pasurise kur zbulohet qe nuk e kane me djerse e te futet ne buxhet shteti e te vihet ne sherbim te popullit.atehere do filloje te ndryshoje mirqenia e popullsise se kane vjedhur miljarda...jo miliona

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës