Meta: Durrësi është nën presionin e grupeve mafioze, jemi dëshmitarë për suksesin e 'importit të bananeve'

 

Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek importi i bananeve dhe rastet e shumta ku është zbuluar se fshihej kokainë në kontenierët me banane që vijnë në port. Ndër të tjera theksoi se Durrësi është viktimë e korrupsionit dhe ndodhet nën presionin e grupeve mafioze.

“Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës Ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytetarinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dimë se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta: Porti i Durrësit, aferë korruptive! Qyteti nën presionin e mafies, jemi dëshmitarë të 'importit të bananeve'


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin