Meta kallëzon kreun e KED: Unë nuk heshta! Dvorani vendim individual (jo Kolegjial) për Arta Vorpsin /Padia

TIRANË - Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të martë kallëzimin penal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshem, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

"Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj", thotë Meta.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Krizë që ka çuar në zgjedhjen e dy gjyqtareve Kushtetuese për të njëjtin pozicion të lirë.

Argumentet per shperdorimin e detyres

Presidenti Ilir Meta në argumentet që bën në dokumentin e kallëzimit, pranon detyrimin e tij ligjor për tu shprehur me zgjedhjen e kandidaturave për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, por thotë se fakti që KED i çoi në të njëjtën ditë listat për të zëvendësuar dy vakanca, e "detyruan' kreun e shtetit të shkelë nenin 7/b të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese që përcakton 30 ditë edhe për Presidentin. Por Presidenti Meta thotë se është dashur të respektohet Kushtetuta që përcakton se secili vend vakant zëvendësohet përmes një radhe, një anëtar i zgjedhur nga Presidenti, një nga Parlamenti, një nga Gjykata e Lartë, dhe kështu me radhë deri në plotësimin e të gjitha vendeve. 

"Nëse Presidenti i Republikës, do të ndiqte logjikën dhe procedurën administrative të krijuar qëllimisht nga Kryetari i KED-së, kjo do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8577/2000, sa i takon respektimit të radhës së emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Në këtë mënyrë, vetëm një shkresë përcjellëse e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me nr. 553 prot, datë 8 tetor 2019, rrezikonte të përmbyste të gjithë rregullin kushtetues dhe Presidenti të vendosej në pamundësi për të ushtruar kompetencën e tij për të emëruar gjyqtarin e dytë kushtetues, që i takonte, sipas radhës që përcakton Kushtetuta dhe ligji. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm me hartimin dhe nënshkrimin e një shkrese administrative në emrin e vet,  që përcillte dy lista të kandidatëve për dy vakanca njëherazi, ka shkelur rëndë ligjin,  dhe ka provokuar t’i imponojë Presidentit të Republikës “një rregull të ri” me qëllim që ai të shkelte hapur Kushtetutën dhe radhën e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në kallëzim.

Mbledhja e KED-së, nuk u mor asnjë vendim...Meta: Dvorani firmosi vet për Arta Vorpsin dhe e botoi ne Fletoren Zyrtare 

Presidenti Ilir Meta flet për një mbledhje më 7 nëntor 2019 në KED, ku ishin të pranishëm një përfaqësues nga Presidenti, nga kryetari i Kuvendit dhe Avokati i Popullit. Mbledhja është thirrur nga KED pasi Meta kërkoi që të "ngrihej" afati për të zgjedhur anëtarin e dytë (pasi Meta zgjodhi të parin Besnik Muçin) dhe t'i kalonte radha presidentit. Kreu i shtetit thotë se në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim lidhur me zgjedhjen automatikisht të Arta Vorpsit dhe se ky është një vendim individual i kreut të KED-së i cili nuk duhej ta kishte botuar në Fletoren Zyrtare.

"Nuk rezultoi që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer vetëm në mënyrë individuale nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", theksohet në dokument.

"Pas diskutimit anëtarët e Këshillit të pranishëm në mbledhje u dakordësuan se nuk mund të komentojnë përmbajtjen e letrës së Presidentit me argumentin se nuk kanë autoritet që të diskutojnëvendimine Presidentit ku, për më tepër, nëse do ta bënin ata do të përfshihen në ndërhyrje të kompetencave dhe, rrjedhimisht, në një konflikt institucional kompetencash. Këshilli dakordësoi vetëm përcjelljen e dokumentacionit të kërkuar shtesë në adresë të Presidentit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në këtë mbledhje të datës 7 nëntor 2019 nuk diskutoi dhe nuk mori asnjë vendim për asnjë çështje tjetër.  I pyetur nga Avokati i Popullit në mbledhjen e Këshillit të datës 7 nëntor 2019, mbi arsyen e dërgimit të listave në mënyrë të ndarëtë diferencuara në kohë dhe dy e nga dy për çdo organ emërtese, Kryetari i KED-së, ka hezituar t’i japë përgjigje, por këtë përgjigje do të duhet ta japë tashmë përpara organeve të hetimit. E vlerësuar me veprimet e mëtejshme të kryera nga Kryetari i KED-së, arrihet në bindjen se kjo ishte një manovër e qëllimshme për t’i imponuar Presidentit të Republikës një veprim në kundërshtim të hapur me ligjin dhe antikushtetues".

Meta heshti?! Presidenti: E shpreha ullnetin se do e zgjodhja gjyqtarin e radhës

Presidenti Ilir Meta thotë se baza ligjore zhbllokuese e KED-së në zgjedhjen automatikisht të Arta Markut nuk qëndron, pasi presidenti vërtet nuk u shpreh brenda 30 ditëve, por ai nuk heshti për këtë proces. 

"Shprehja e vullnetit prej Presidentit publikisht dhe zyrtarisht se do të zgjedhë me dekret emërimin e gjyqtarit kushtetues dhe akti administrativ nr. 3535/1 prot, datë 05.11.2019, janë akte të cilat tregojnë se mekanizmi zhbllokues në këtë rast, i parashikuar në nenin 7/b, pika 4 të ligjit nr. 8577/2000, nuk mund të aplikohet. Nga fryma dhe gërma e ligjit, është e qartë se ky mekanizëm mund të aplikohet vetëm në ato raste kur organi i emërtesës nuk shprehet, pra qëndron në heshtje. Në rastin konkret, Presidenti i Republikës ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij të plotë për t’u shprehur sapo t’i krijohet kushtet për të qenë në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore. Presidenti me këtë vendim paraprak ka rregulluar, gjithashtu, një situatë jo të zakonshme të krijuar nga veprimtaria administrative e dërgimit të listave qëllimisht nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", thuhet në dokumentin e kallëzimit.

"Dvorani ka mashtruar opinonin vendas e nderkombetare"

Vendimi i kreut të KED-së për Arta Vorpsin, sipas Metës duhej të publikohej në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. 

"Presidenti ka arritur në bindjen se qëllimi i Kryetarit të KED-së Ardian Dvorani ka qenë mashtrimi i opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar mbi këtë çështje, për të krijuar idenë e rreme se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019 dhe ka vendosur publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019 . Ky fakt është i pavërtetë pasi siç u përmend edhe më lart Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 7 nëntor 2019, nuk ka marrë asnjë vendim të kësaj natyre dhe as ka diskutuar mbi këtë çështje"

Akuza e dyte

Në lidhje me veprë penale të përvetësimit të detyrës shtetërore, Meta argumenton se "dërgimi i vendimit për botim në Fletoren Zyrtare, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 115/2016 dhe ligjit nr. 78/2014, e për më tepër pa pasur një vendim kolegjial të Këshillit, përbën një shkelje të pastër të ligjit Nr. 115/2016".

"Kryerja e këtij veprimi nga ana e Kryetarit të KED-së, ka pasur për qëllim që të krijojë idenë në publik se znj. Arta Vorpsi është emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të përfundimit të afatit ligjor 30-ditor të Presidentit të Republikës për t’u shprehur", argumenton Meta.

Presidenti ndalet edhe tek fakti që Arta Vorpsi e noterizoi deklaratën e saj me shkrim të betimit dhe ja dërgoi me postë Presidencës. 

Kushtetuta thotë se: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin përpara Presidentit të Republikës”. 

"Pra, pavarësisht se cili është organi i emërtesës, kushtetutëbërësi ia ka njohur të drejtën Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, që nëpërmjet betimit përpara tij të çertifikojë përfundimisht emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Eshtë plotësisht e qartë se dërgimi i akteve për botim në Fletoren Zyrtare ka qenë një akt i qëllimshëm, kriminal dhe i qëllimshëm i cili ka synuar që të ngurtësojë në publik idenë e rreme se znj. Arta Vorpsi është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të funksionimit të mekanizimit zhbllokues të parashikuar nga neni 7/b i ligjit Nr. 8577/2000. Kjo veprimtari kriminale e të akuzuarit Ardian Dvorani u përdor si alibi nga Kuvendi i Shqipërisë për të mos përfshirë kandidaturën e znj. Arta Vorpsi në procesin e votimit të kandidatura në datën 11 Nëntor 2019 dhe duke pranuar apriori veprimin personal tëpaligjshëm të Kryetarit të KED-së, Dvorani sikur ishte vullneti i organit kolegjial të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", shprehet Meta në kallëzimin ndaj Dvoranit.

"Dvorani mund te kryeje serish veprime kriminale dhe mafioze"

"Presidenti i Republikës vlerëson ekzistencën e një rreziku real që i akuzuari Ardian Dvorani të kryejë sërish veprime kriminale dhe mafioze në shkelje të ngjashme të Kushtetutës dhe ligjit, që do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e organeve te reja  kushtetuese. Në këto kushte i njohur me këto fakte, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, referuar fakteve dhe grupfakteve të mësipërme dhe atyre që qartësohen edhe në dy dekretet e tij, paraqet këtë kallzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien nën hetim penal të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani"

(Kliko KETU për të lexuar kallzimin e Presidentit Meta ndaj kreut të KED Ardian Dvorani)

1574171330_kallezimpenal1.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardi: 20/11/2019 18:57

    MOS U MERZIT SE TA RREGULLON QEJFIN DVORANI TY TANI O PRESIDENT SURROGATO,,,KY TE VIKA HAKUT TY...

    Përgjigju
  • Tralala: 19/11/2019 22:59

    Une sjam me lsi po per ardian dovranin skam cte them eshte maskara.. ka te drejt meta..

    Përgjigju
  • Pyka: 19/11/2019 18:09

    Jam sulltan,mbret i vërtet shoq të tjerë,s'kam në jetë gjakatar dhe zemër derr dhe nga frika,më bejnë nder.......1-Ne vëndin e shqiponjave nuk do ketë më sulltan!2-Te ngjashëm me ju harbutër në botë nuk ka!Ju që jeni KÇK 30 vjeçare e urreni popullin shqiptar!3-kokepalarët nuk kanë më frike!4-Kete do ta shikoni të gjithë!

    Përgjigju
  • Nardi: 19/11/2019 17:47

    Pra, ti zoti president duhej te emeroje te parin dhe te tretin. Pse nuk i bere? Te dytin dhe te katertin e kishte parlamenti dhe i beri te dy njeheresh. Pse i pranove. Sipas logjikes tende nuk duhej ti kishe pranuar.

    Përgjigju
  • O Met: 19/11/2019 17:46

    O legen ke surrat me fol ti per VIDEO... shih ate qe te regjisttou i ndjeri Tritan o plere

    Përgjigju
  • Haha: 19/11/2019 16:59

    Meta me video?! Uhhh mor Dritan Prifti sa kam qesh... Nje gje or Lulishte ku bejne Muta e ndoshta do ti fshijne me leter Rome, nje gje nuk ju shpeton, SPAK i SHBA-s...

    Përgjigju
  • Lol: 19/11/2019 16:47

    Sulm i hapur ne drejtim te drejtesis se re. President horr militant

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/11/2019 16:27

    O i qmendur, ti duhet sa më shpejt në psikiatri

    Përgjigju
    • Tutu: 19/11/2019 17:01

      Meso te shkruash pa gabime Arbër, me pas do e diskutojme propozimin tend

  • Nje koke pa lare: 19/11/2019 16:25

    Ne te vertete eshte kercenim. Cildo mund te beje kallezim penal,por nuk ka te drejte te kercenoi duke menduar se ka te drejte. Skrap Arliu,president i skiptareve gezohet qe te denohet kundershtari dhe jo te vihet ne vend drejtesia! Skrap Arliu uleret duke menduar se edhe skiptarte e tjere do te ulerasin pas tij.Skrap Ardhiu kerkon te frikesoi drejtesine..!Eshte duke u perpelitur….!

    Përgjigju
  • Populli: 19/11/2019 16:04

    Plase duke firmasur live Like ziu,asgje nuk te ben derman per sa ke vjedhur e shantazhur do paguash,je nje gjobvenes e intrigant ordiner.

    Përgjigju
  • Koli: 19/11/2019 14:56

    Po si nuk beri njeri kallezim per kete legen president qe nuk ka lene gje pa vjedhur ne kete vend! Kujton se do shpetoje ky plackites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez