TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sërish videon ku në fokus është kreu i Këshillit të Emërimeve për Drejtësinë, Ardian Dvorani duke e bërë si përgjegjës kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për të njëjtën video që kreu i shtetit ka publikuar disa ditë më parë, por kësaj here e ka publikuar në gjuhën angleze.
Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatën Kushtetuese? Është pyetja që ngihet në fillim të videos dhe në 08:44 minuta argumentohet kjo akuzë nga kreu i shtetit. Bashkangjitur videos, Meta shkruan se për të mbrojtja e Kushtetueses, për të është detyrë mbi detyrat.
“Të dashur miq, Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta.
Dy ditë më parë, për rreth një or,ë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ndërkohë që një ditë më pas është thirrur edhe Dvorani.
Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5336
Lajme të tjera
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
-
Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!
18 Prill, 20:27
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata
18 Prill, 18:30
-
Kur shpallet i 'çmendur' presidenti
18 Prill, 18:29
-
Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku! Burimi: Shokuese, çfarë shembulli u jep të rinjve
18 Prill, 17:52
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
-
Braimallari ‘thumbon’ sërish Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91
18 Prill, 16:54
-
'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike
18 Prill, 15:27
-
Pse Meta sulmon Dumanin? Sot në oren 21.00 në 'Frontline' në Report Tv
18 Prill, 14:25
-
Meta kërcënon SPAK e Dumanin, reagon Ambasadori i BE-së, Gonzato: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë
18 Prill, 13:21
-
VIDEO/Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij
18 Prill, 13:20
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 21:53
Po publiko njer ate videon Meta-Prifti o koke pace Skrapari
Përgjigju