Meta 'fushatë' për Berishën, sulmon kryedemokratin: PD probleme me legjitimitetin e kryetarit! Trekendëshi i bermundës? Problem katërkëndëshi i Bashës

Kreu i shtetit Ilir Meta i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili një javë më parë tha se Presidenti është pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermundës’, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas Metës, i cili dukshëm është pozicionuar krah ish-kryeministrit Berisha kundër Lulzim Bashës, tha se problemi më i madh qëndron tek katërkëndëshi i këtij të fundit. Meta tregoi më tej katërkëndëshin e përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës.

Presidenti Meta theksoi se i përket përjetësisht popullit të 2 marsit. Sakaq, kreu i shtetit theksoi se është krenar që ka themeluar LSI-në, ndërsa shtoi se nuk keni parë gjë akoma. Me këtë deklaratë Presidenti Meta ka lënë të nënkuptohet se mund t'i rikthehet politikës pas mbylljes së mandatit presidencial.

 

“Problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës; Bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve dhe zerimi i pushtetit vendor”-tha Meta.

Sakaq, Meta foli edhe më tej për çështjet e brendshme në PD ku tha se është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e kryetarit.

Ai tha se e ka ndjekur edhe propozimin e Edi Palokës, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur zgjidhje në lidhje me situatën brenda selisë blu. Sipas Metës, Paloka ka bërë një thirrje për t'i zgjidhur problemet në mënyrë demokratike.

Kujtojmë se kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë mjaft aktiv para dhe gjatë fushatës elektorale ku kërcënonte shpesh mazhorancën dhe kryeministrin Rama, ndërsa asokohe ka mbështetur hapur PD-në dhe LSI-në. Madje në disa intervista televizive, Meta është shprehur se hyrja në garë të ndarë PD-LSI, do të maksimalizonte zgjedhjet. Madje ai parashikonte një fitore plebishitare të opozitës, ndërsa sot kritikon kryedemokratin Basha.  Sa i përket 'Foltores' së ish-kryeministrit Berisha, Meta ka thënë më herët se ish-lideri i PD është si vera, sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Presidenti Meta: Krenar që themelova LSI-në, por s'keni parë gjë akoma

Presidenti Ilir Meta tha në një intervistë për mediat se i përket përjetësisht popullit të 2 marsit. Sakaq, kreu i shtetit theksoi se është krenar që ka themeluar LSI-në, ndërsa shtoi se nuk keni parë gjë akoma. Me këtë deklaratë Presidenti Meta ka lënë të nënkuptohet se mund t'i rikthehet politikës pas mbylljes së mandatit presidencial.

"Jam krenar për atë që kam bërë, që nuk është e lehtë, të ndahesh nga një parti, siç isha unë në Partinë Socialiste, që isha në pozitat më të larta, natyrisht të fituara me shumë punë, me shumë përpjekje. Edhe në një situatë shumë të polarizuar, ku duket sikur ndonjëherë ka një armiqësi kaq të madhe midis këtyre dy forcave politike, por ndonjëherë ka dhe një miqësi të jashtëzakonshme kundër çdo force tjetër. Sepse ka një dëshirë për të mbajtur këtë lloj situate, ku LSI. doli si forcë edhe e qendrës së majtë, por edhe si forcë më racionale. Kur LSI e humbi këtë pozicion, me lënien e mandateve sepse ajo la fushën e saj kryesore, kjo është e vërteta, që ishin në Parlament, që ishin Institucionet. La dhe misionin e saj kryesor që ishte një garanci për integrimin evropian dhe shumë deputetë e deputete me shumë kontribute dhe me shumë vlera dolën. Sepse pastaj kur ti kalon gjoja në manifestime, këta të gjithë dalin atje, jo në bulevard, po pastaj shkojnë edhe nëpër rrugica, sepse i vetmi bulevard i sigurt në politikë është Parlamenti dhe Institucionet. Kush del pastaj andej, nuk di ku përfundon. Unë për këtë gjë, kam qenë dhe jam shumë i qartë dhe e vetmja keqardhje kjo është, se duhet të kisha marrë të gjithë deputetët, për shkak të atij raporti shoqëror, miqësor që unë kam pasur me ta."-tha Meta.

M.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta legalizojë Shqipëria kanabisin për qëllime mjekësore?



×

Lajmi i fundit

John

Po vinte drejt Shqipërisë, kapet me mbi 12 mijë euro të padeklaruara në Morinë 34-vjeçari nga Sllovenia